fbpx

“Burimet njerëzore” nuk janë një luks, por një domosdoshmëri në kohë pandemie

Pas më shumë se një viti, është e qartë se shëndeti mendor i punonjësve është po aq i rëndësishëm sa shëndeti i tyre fizik. Tani më shumë se kurrë, nevojitet një sistem i zhvilluar mirë i menaxhimit të burimeve njerëzore.

Si në shumicën e vendeve, viti 2020 ishte një vit sfidash të vështira për kompanitë dhe organizatat. Ndryshimet ishin të nevojshme (si në aspektin pozitiv, ashtu edhe negativ). Organizatat e suksesshme e kanë shndërruar krizën në një mundësi për ndryshim në mënyrën e menaxhimit dhe funksionimit të tyre. Ne jemi dëshmitarë të ndryshimeve të paparashikueshme në kushtet e punës, pa marrë parasysh se për cilin sektor bëhet fjalë. Por ajo që është provuar të jetë e vërtetë deri më tani është se njerëzit dhe organizatat janë të afta të rriten shumë nën presionin e një krize. Sfidat do të vazhdojnë edhe këtë vit, ndoshta edhe vitin e ardhshëm, por është e rëndësishme të mbajmë mënyrën e të menduarit që do të na mundësojë të përshtatemi me çdo rrethanë.

“Burimet Njerëzore” (BNj) më në fund janë bërë një temë prezente dhe sfiduese në çdo organizatë. Falë përgjigjes së tyre ndaj sfidave të shkaktuara nga pandemia (aktualisht me një theks në sektorin e shëndetësisë), mund të themi se modelet e reja të punës kanë siguruar një autonomi dhe bashkëpunim më të madh, duke ndërtuar një kulturë të besimit dhe përdorimit të zgjuar të burimeve me qëllim që të rritet produktiviteti.

Mënyrë e re e punës, fleksibilitet dhe nevojë për ndryshime të shpejta

Numër i madh i madh organizatash miratuan modelin e punës “nga distanca/largësia” dhe shumë shpejt pas shpërthimit të pandemisë bënë ndryshime të rëndësishme në performancën e aktiviteteve të tyre. Por mbetën ende kompani që kanë ruajtur kulturën e zyrës duke pranuar rrezikun që ofronte situata aktuale. Qasja “puna nga shtëpia” është një zgjidhje, funksionaliteti i së cilës duhet të hulumtohet më tej dhe është një sfidë plus për departamentet moderne të burimeve njerëzore. Liria e punonjësve për të punuar nga shtëpia është bërë e zakonshme për vendet e punës që lejojnë këtë lloj funksionimi. Gjëja tjetër që pritet të ndodhë është që t’u lejojë punonjësve një zgjedhje të lirë, në mënyrë që të zgjedhin se në cilën periudhë kohore do të punojnë. Kjo valë tjetër e fleksibilitetit ka një sfond motivues sepse pa orare të përcaktuara qartë të punës, punonjësit do të ishin më të kënaqur dhe më të përqendruar në rezultatet që duhet të arrijnë. Një proces i tillë i punës, ku ka mungesë të bashkëpunimit të ndërsjellë, kontakteve personale dhe komunikimit të përditshëm ballë për ballë, duhet të planifikohet mirë dhe të menaxhohet shumë më seriozisht.

Nëse shikojmë rezultatet e studimit të Shoqatës për Sigurim Shëndetësor DAK, është fakt që përqindja e të punësuarve që do të vazhdonin me këtë mënyrë pune është e lartë sepse ata kursejnë kohë dhe (më shumë) përballojnë lehtësisht përgjegjësitë familjare.

Ruajtja e mirëqenies së punonjësve

Pas më shumë se një viti, është e qartë se shëndeti mendor i punonjësve është po aq i rëndësishëm sa shëndeti i tyre fizik. Të kuptuarit tonë për shëndetin mendor dhe ndikimi i tij në vendin e punës nuk ka qenë kurrë më i qartë. Çdo organizatë ka nevojë për një forcë pune të shëndetshme dhe “elastike”. Prandaj, nga këtu lind nevoja për mbështetje më të madhe të punonjësve nga punëdhënësi në ruajtjen e jetës personale. Nëse deri më tani ne ishim të përqendruar në sigurinë dhe shëndetin, dhe organizatat investonin në kënaqësinë e punonjësve ekskluzivisht nga puna, tani sfida e vërtetë është bërër aftësia e organizatës për të integruar mirëqenien në jetën e secilit punonjës. Në këtë mënyrë, rritet produktiviteti i punonjësve, si dhe kënaqësia e tyre në vendin e punës, e cila nga ana tjetër reflekton në suksesin e vetë organizatës.

Coveckite resursi ne se luksuz tuku neophodnost vo vreme na pandemijaBurimi: innothink.mk

Nevoja e shtuar për mjete të automatizuara për proceset e burimeve njerëzore

Pandemia ka rezultuar në një ndryshim në kulturën teknologjike që në një farë mase ka provuar se është një progres i dëshirueshëm në disa fusha. Masat e ndërmarra për mbrojtjen e vendeve të punës si përgjigje ndaj pandemisë kanë shkaktuar një rritje shumë më të shpejtë edhe të ekonomisë digjitale.

Ky tranzicion në “përditshmërinë dixhitale” ka imponuar nevojën për programe për të mësuar dhe azhurnuar aftësitë e punonjësve, automatizimin e aktiviteteve të përditshme dhe përdorimin e platformave të ndryshme celulare në mënyrë që të kryhen pandërprerë punët dhe të lehtësohet jeta e përditshme. Përdorimi i teknologjisë duket si një mënyrë për të mbijetuar për organizatat që deri më tani nuk ishin digjitalizuar aq shumë, por prosperiteti në kuptimin e vërtetë të fjalës për çdo organizatë është integrimi i njerëzve dhe teknologjisë për të përfituar nga mundësitë për të rinovuar potencialin njerëzor.

Disa sfida kryesore për burimet njerëzore në sektorin e shëndetësisë
® Digjitalizim të mbrojtjes shëndetësore

Në shëndetësi, si një nga sektorët më të rëndësishëm në periudhën e kaluar, ka pasur shumë ndryshime në aspekt të rezervimit, kohëzgjatjes së ekzaminimeve për zbatimin e programeve kirurgjikale dhe futjen e ambulancës elektronike (e-ambulanca). Digjitalizimi i kujdesit shëndetësor përfshin përdorimin e mjeteve të fuqishme analitike dhe menaxhimin e të dhënave për të fituar një pasqyrë të përsosur të proceseve klinike dhe joklinike.

Për të vazhduar në këtë rrugë, është i nevojshëm një progres kolektiv i pjekurisë digjitale për të identifikuar teknologjitë e nevojshme dhe për të realizuar ndryshimet e dëshiruara të biznesit. Përgatitja për një progres të tillë kërkon zhvillimin e aftësive dhe zgjerimin e edukimit digjital në vendin tonë. Tani më shumë se kurrë, nevojitet një sistem shumë i zhvilluar i menaxhimit të burimeve njerëzore dhe proceseve joklinike.

® Gatishmëri

Atë që aktualisht mund ta përcaktojmë si një problem i referohet mënyrës së komunikimit, mungesës së performancës, frikës, zhgënjimit dhe konflikteve midis punonjësve shëndetësorë. Këto zhvillime janë deri tani sfidat më të mëdha për departamentin e burimeve njerëzore sepse përgjegjësia dhe fushëveprimi i tyre në sigurimin e mbështetjes për sistemin shëndetësor kërkon mbi të gjitha një përgjigje të shpejtë dhe sigurimin e harmonizimit me ligjet dhe aktet e tjera juridike. Sigurimi i një fuqie punëtore të trajnuar, të pajisur mirë dhe të shëndetshme është thelbësore sa i përket përgjigjes aktuale ndaj pandemisë që thekson nevojën për një plan të burimeve njerëzore në çdo organizatë të kujdesit shëndetësor.

Teknika të propozuara

Është thelbësore të bëhet një vlerësim i kapacitetit të fuqisë punëtore. Kjo përfshin një statistikë të fuqisë punëtore ekzistuese si dhe një plan për shfrytëzimin e punonjësve shëndetësorë në boshllëqet e shkaktuara nga pandemia.

Një qasje moderne dhe një hap më pranë punonjësve kërkon praktika të burimeve njerëzore, të personalizuara në përputhje me nevojat dhe karakteristikat e tyre. Përballë sfidave të reja dhe nevojës për të ruajtur kujdesin shëndetësor, është e rëndësishme për kompaninë të prezantojë qasje unike për stabilitetin e fuqisë punëtore përmes maksimizimit të punonjësve ekzistues, duke alokuar dhe azhurnuar aftësitë sipas potencialit të punonjësve dhe duke përdorur pagën si një nxitje për punonjësit që punojnë në një ambient të ndryshëm nga ai i zakonshëm. Punësimi i ish punonjësve është gjithashtu një metodë e mirë për të mbushur boshllëqet shpejt dhe gjithashtu do të kursejë kohë, që në rast të kundërt do të shpenzohej për rekrutimin dhe trajnimin e tyre.

Një çështje tjetër e rëndësishme në kontekstin aktual është ruajtja e sigurisë së punonjësve të kujdesit shëndetësor duke monitoruar mirëqenien e tyre mendore dhe fizike. Përveç masave të zakonshme të mbrojtjes, është shumë e rëndësishme të zbatohen mënyra të përshtatshme për të monitoruar stresin dhe ankthin tek punëtorët. Kjo nënkupton përdorimin e teknologjive (aplikacioneve) të përshtatshme për të mbështetur dhe monitoruar gjendjen emocionale të punonjësve si një inovacion ose ekuivalent digjital i masave standarde për të kontrolluar gjendjen e secilit person që hyn në organizatë. Në një botë që po bëhet gjithnjë e më virtuale, nevoja për disponueshmërinë e të dhënave për të kuptuar dhe parashikuar sjelljen e punonjësve po rritet në mënyrë eksponenciale, duke mundësuar më shumë aftësi të menaxhimit përmes teknologjisë dhe të dhënave.

Burimi: Respublica

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button