Hapet konkursi për çmimin shtetëror ‘Nënë Tereza’

Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror “Nënë Tereza” shpalli konkurs për ndarjen e këtij çmimi për vitin 2013. Konkursi do të fillojë prej 1 prill dhe do të zgjasë deri më 30 prill, njofton Mia.

Me çmimin shtetëror “Nënë Tereza” jepet mirënjohje për realizime në sferën e solidaritetit human dhe njerëzor dhe për nxitjen, përparimin e mirëkuptimin e ndërsjellë dhe zhvillimin e bashkëpunimit si mes popujve, ashtu edhe midis pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme, kulturave dhe besimeve.

Çmimi shtetëror, siç kumtoi Ministria e Kulturës, u ndahet individëve, grupit të krijuesve, institucioneve, shoqatave tregtare dhe shoqatave të qytetarëve në vend, ndërsa mund t’i ndahet edhe shtetasve të huaj, grupit të krijuesve, ekipeve dhe institucioneve të huaja.

Individët e shpërblyer do të marrin diploma dhe një shumë në para, ndërsa secili anëtar nga grupi i shpërblyer ose ekip, krahas diplomës do të marrin edhe pjesë të barabartë të shumës me para. Institucionit të shpërblyer, shoqatës tregtare ose shoqatës së qytetarëve u ndahet diplomë dhe pllakat.

Shuma në para e çmimit shtetëror “Nënë Tereza” arrin pesë për qind e pagës mujore në Republikën e Maqedonisë të paguara në tre muajt e fundit në vitin vijues.

Bartësit e iniciativës për ndarjen e çmimit shtetëror duhet më mirë ta sqarojnë iniciativën. Në tekst duhet të përfshihen të dhëna të sakta biografike, adresa e jetesës, të dhënat për rezultatet e realizuara në fushën në të cilën është arritur realizimi dhe të dhëna tjera që konsiderohen se do të kontribuojnë në vlerësim.

Bartësi i iniciativës duhet ta shkruajë emrin dhe mbiemrin e tij, titulli, firma, adresa dhe telefoni. Teksti i kompletuar i iniciativës të dorëzohet në 15 mostra, ndërsa puna trajtohet si shtesë dhe duhet të dorëzohen në një mostër.

Iniciativat duhet të dorëzohen deri te Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë-Bordi për ndarjen e çmimit shtetëror “Nënë Tereza”

Lajme të ngjashme

Back to top button