Është gënjeshtër se politikanët dhe gjigantët farmaceutikë të “Pfizer” janë dënuar me burgim të përjetshëm

Jo vetëm që drejtori i Pfizer, Albert Burla, nuk është dënuar për ndonjë krim kundër njerëzimit, por në kohën e vendimit të supozuar, ai në fakt u bë fitues i çmimit prestigjioz Genesis për angazhimin e tij në zhvillimin e vaksinës kundër Kovid-19. Çmimi është 1 milion dollarë dhe çdo vit i jepet një personi për arritjet e tij profesionale, kontributin e tij për njerëzimin dhe përkushtimin ndaj vlerave hebraike, shkruan Vërtetëmatësi

Рo recenzojmë një  postim në Facebook në të cilin thuhen një sërë të pavërteta për një vendim gjykate të supozuar që nuk është marrë kurrë, e që figuron vetëm në rrëfimet fiktive dhe imagjinare të autorëve që shpërndajnë këtë dezinformatë.

Në postim thuhet se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 16 janar të viti 2022 ka lëshuar një vendim për dënimin e Albert Burla dhe Emma Walmsley, drejtorë të përgjithshëm të “Pfizer”. Sipas pretendimit në postim, në mesin e të dënuarve janë edhe presidenti kinez, Papa Françesku dhe kryeministri kanadez Justin Trudeau.

Gjykata dënoi shtatëdhjetë e pesë persona me burgim të përjetshëm, konfiskoi pronat e tyre dhe shpërndau korporatat e tyre dhe ndaloi ligjërisht prodhimin, shitjen ose përdorimin e mëtejshëm të vaksinave të tyre kundër Kovid si “produkte të gjenocidit mjekësor dhe vrasjeve masive”. Pas një procesi gjyqësor katër-mujor të mbajtur sipas ligjit ndërkombëtar, gjykatësit e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë sot dhanë vendim dhe dënim historik, së bashku me urdhër-arrestet dhe shpronësimin e të pandehurve, thuhet në postimin që po e recenzojmë.

Si mbështetje e kësaj të pavërtete është cituar Zyra e marrëdhënieve me publikun e gjykatës e cila supozohet se ka raportuar se rasti në fjalë ka përfshirë” një krim monstruoz, ndër breza dhe mbulimin masiv të tij”.

Për vite me radhë, zyrtarët e lartë të kishës, shtetit dhe korporatave kanë sanksionuar dhe përfituar personalisht nga tortura sistematike, trafikimi dhe vrasja e fëmijëve në eksperimentet vdekjeprurëse për testimin e barnave për të prodhuar “vaksinën” kundër Kovid-19 si pjesë e një komploti kriminal për shpopullimin e njerëzimit dhe skllavërisë. Komplot për vrasjen e njerëzve të pafajshëm, tregtimin e armëve, drogës, fëmijëve dhe organeve njerëzore dhe për të heshtur ose shkatërruar ata që i ekspozuan, thuhet në postim.

Jo vetëm që drejtori i Pfizer, Albert Burla, nuk është dënuar për ndonjë krim kundër njerëzimit, por në kohën e vendimit të supozuar, ai në fakt u bë fitues i çmimit prestigjioz Genesis për angazhimin e tij në zhvillimin e vaksinës kundër Kovid-19. Çmimi është 1 milion dollarë dhe çdo vit i jepet një personi për arritjet e tij profesionale, kontributin e tij për njerëzimin dhe përkushtimin ndaj vlerave hebraike. Nga Fondacioni Genesis thonë se Burla ka fituar numrin më të madh të votave në një fushatë online ku janë përfshirë 200.000 njerëz nga 71 vende. Shpërblimi i jepet për lidershipin, vendosmërinë dhe marrjen e rreziqeve të mëdha. Burla ka lindur në Greqi, djali i të mbijetuarve të Holokaustit dhe çmimin e marrë planifikon ta dhurojë për projektet për ruajtjen e kujtimit të viktimave të Holokaustit, posaçërisht atyre në Greqi. Prindërit e Burlës janë ndër të paktët të mbijetuar të komunitetit hebre në Selanik që pothuajse u fshi nga nazistët në Luftën e Dytë Botërore.

Në një komunikatë për publikun Burla deklaroi se e pranon çmimin edhe në emër të të gjithë kolegëve në Pfizer të cilët kanë punuar për të ndihmuar botën në luftën me pandeminë dhe se Zoti kërkon nga të gjithë ne që ta përmirësojmë botën, tha ai.

Mediat botërore, mes të cilave edhe  Washington Post, në janar të vitit 2022 shkruan për këtë çmim, për deklaratën e Burla si dhe për faktin që ai do e dhurojë çmimin. Ndërkohë që për vendimin e pretenduar të gjykatës nuk ka asnjë gjë në asnjë nga mediat me emër.

Presidenti i Kinës, nga ana tjetër, një ditë pas vendimit të pretenduar që nuk ka ndodhur kurrë, më 17 janar të vitit 2022, ka qenë i pranishëm në një mbledhje të Partisë Komuniste në Kinë dhe ka plot foto nga ky takim. Ai foli për zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe mënyrat se si planifikohet të forcohet partia që është pjesë e organit qeverisës.

Papa Françesku pati gjithashtu një takim të rregullt në Vatikan me përfaqësuesit e Bosnjë-Hercegovinës më 17 janar të vitit 2022, ndërsa fotot e ngjarjes mund të shihen në faqen zyrtare të Vatikanit.

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau më 17 janar të vitit 2022, një ditë pas vendimit të pretenduar, lëshoi ​​një njoftim të rregullt në faqen e tij zyrtare. Njoftime të tilla, siç mund të shihet në faqen e internetit, Trudeau ka çdo ditë, ndonjëherë edhe dy herë, gjë që do ishte e vështirë për një njeri që gjoja është “me një këmbë në burg” siç pretendohet në mënyrë të rreme në postimin që po recenzojmë.

Për më tepër, nëse do të bëhej fjalë për persona të dënuar, ata nuk do të kishin marrë pjesë në ngjarje publike, nuk do të mbanin rutinat e përditshme dhe vendimi i supozuar për dënimin e tyre duke qenë se ata janë liderë nga e gjithë bota do të ishte në faqet e para të të gjitha gazetave serioze botërore dhe lajm i parë në të gjitha lajmet botërore.

Përkundër gënjeshtrës se vaksinat Pfizer nuk përdoren më, ato përdoren kudo në botë edhe më 16 janar të vitit 2022 edhe më pas, dhe Maqedonia e Veriut për vitin 2022 ka bërë plan për të porositur doza shtesë për imunizimin e popullatës. Të gjithë liderët botërorë të listuar në postimin e recenzuar janë njerëz të lirë dhe ata nuk janë ndiqen penalisht për asnjë krim. Edhe deklarata e pretenduar e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë është një sajesë. Nuk ka asnjë njoftim në uebfaqen e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për një vendim të tillë nga 16 janari i vitit 2022.

Për shkak të të gjitha fakteve të mësipërme, ne vlerësojmë se postimi që po e recenzojmë është i pavërtetë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button