RDK dhe Partia e Turqve zyrtarizojnë bashkëpunimin për rrethin e dytë të zgjedhjeve në Gostivar

Duke u bazuar në marrëveshjen parimore ndërmjet kryetarit të RDK-së, Rufi Osmani dhe kryetarit të TDP-së, Kenan Hasip, bashkëpunimi ndërmjet këtyre dy partive do të vazhdojë edhe në rrethin e dytë zgjedhor në Gostivar, kumtojnë nga RDK-ja.

Kjo u konfirmua dje në mbledhjen e Këshillit Drejtues Qendror të Partisë Demokratike Turke e udhëhequr nga ana e kryetarit të saj Kenan Hasip, ku u shqyrtua bashkëpunimi i suksesshëm me të gjitha partitë e koalicionit, e me theks të veçantë vazhdimi i koalicionimit me Rilindjen Demokratike Kombëtare, në nivel të pushtetit lokal të komunës së Gostivarit.

Unanimisht nga Këshilli Drejtues Qendror u konstatua se ndonëse paraprakisht nuk ka pasur dokument të shkruar ndërmjet TDP-së dhe RDK-së ku do të theksoheshin targetet e partive në fjalë, ky bashkëpunim u karakterizua me korrektësi dhe respekt të ndërsjellë.

Fryma e këtillë e bashkëpunimit do të vazhdojë gjatë procesit zgjedhor në Gostivar, si dhe pas të njëjtit në nivelin e Këshillit të Komunës së Gostivarit dhe më gjerë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button