Ende nuk dihet kur do të ekstradohen Demiri dhe Ismailoviq të akuzuar për vrasjen e pesëfishtë

Ministri i Drejtësisë Blerim Bexheti sot deklaroi se është në vijim procedura për ekstradimin nga Kosova të Alil Demirit dhe Afrim Ismailoviqit, të akuzuarit e parë në rastin “Monstra”, por nuk precizon se kur ata do të mund të sillen në Maqedoni.

“Në emër të Ministrisë së Drejtësisë veçmë kemi deklaruar për ekstradimin. Procedura po rrjedh ashtu si për të gjithë të ekstraduesit e tjerë dhe komunikimi midis Ministrisë së Drejtësisë të Maqedonisë dhe të Kosovës është i shkëlqyeshëm. Po rrjedh sipas procedurës së rregullt”, tha Bexheti, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve në konferencën për Projektin për praktikën gjyqësore të Maqedonisë.

Alil Demiri dhe Afrim Islamoviq, janë arrestuar më datën 3 të këtij muaji në Prishtinë.

Procesi gjyqësor për vrasjen e pesëfishtë, në mungesë të dy të akuzuarve të parë, filloi më 20 dhjetor të vitit 2012, ndërsa në karrigen e të pandehurve ishin ulur Agim Ismailoviq, Fejzi Aziri, Rami Sejdi dhe Haki Aziri.
Më 12 prill të vitit të kaluar te Liqeni i Smilkovës janë vrarë Kire Triçkovski, Filip Slavkovski, Cvetanço Acikovski, Aleksandar Naqevski dhe Borçe Stevkovski. 

Lajme të ngjashme

Back to top button