Fuere: Maqedonia duhet ti fillojë bisedimet për në BE

Ish-ambasadori evropian në Maqedoni, Ervan Fuere thotë se mënyra e vetme për të mbajtur drejtimin e aspiratave për në BE dhe që vendi të mos zhytet akoma më shumë në destabilitet politik është që sa më shpejt të jetë e mundur të zhvillohen bisedimet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Procesi i bisedimeve do të sigurojë kontroll më të mirë ndaj sjelljes së Qeverisë, aplikim i kritereve për aderim dhe mënyrën më efikase që t’i sinjalizohet ndaj qeverisë se agjenda nacionalistike e Qeverisë është në kundërshtim me aspiratat për në BE”, shkruan Fuere. 

Edhe Greqia, shprehet ai do të bindet se stabiliteti ekonomik i Maqedonisë është edhe stabilitet për të.

“Porositë nga BE-ja po ndryshohen nga mediat e kontrolluara nga pushteti, kurse gazetarët e paktë të pavarur të cilët janë, vazhdimisht janë nën presion të frikës dhe zhgënjimit”, tha Fuere

Lajme të ngjashme

Back to top button