Ajri i ndotur në Ballkanin Perëndimor shkakton mbi 30,000 vdekje të parakohshme

Ndotja e ajrit në Ballkanin Perëndimor shkakton një sërë vdekjesh të parakohshme, jetëgjatësi më të shkurtër dhe përkeqësimi të shëndetit publik. Prandaj është e nevojshme të përmirësohet urgjentisht cilësia e ajrit si dhe shëndeti publik duke i përmirësuar sistemet shëndetësore. Këtë e deklaroi Fondi Evropian për Ballkanin gjatë zbatimit të fazës së tretë të fushatës “Ballkani i bashkuar për ajër të pastër” me partnerë nga rajoni, shkruan Meta.mk, raporton Portalb.mk.

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia Evropiane e Mjedisit, cilësia e keqe e ajrit në rajon shkakton më shumë se 30 mijë vdekje të parakohshme.

Qendra e Përbashkët Kërkimore e BE-së thekson faktin se ndotja e ajrit kontribuon në një reduktim mesatar të jetëgjatësisë midis 0.4 dhe 1.3 vjet për njerëzit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë e Veriut. Kjo e dhënë në njoftimin e sotëm, alarmohet nga fushata “Ballkani i bashkuar për ajër të pastër” .

Si një nga shkaqet kryesore të ndotjes së ajrit, studimet potencojnë termocentralet me qymyr në Ballkanin Perëndimor, të cilët shkaktojnë dëme ekonomike që variojnë nga 1.2 deri në 3.4 miliardë euro në vit për shpenzimet e kujdesit shëndetësor.

Fushata “Ballkani i Bashkuar për Ajrin e Pastër” bën thirrje për reduktimin e ndotjes së ajrit si një prioritet kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar dhe për integrimin e tij në të gjitha proceset e planifikimit në rajon. Në të njëjtën kohë, ata kërkojnë rritje të mjeteve buxhetore për kontrollin e ndotjes dhe ngritjen e sistemeve për monitorimin e ndotjes dhe efekteve të tij në shëndetin e qytetarëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button