fbpx

Meksikë, të paktën 8 të vdekur në një burg

Të paktën 8 të burgosur humbën jetën ndërsa 7 të tjerë u plagosën në trazirat që shpërthyen mes të burgosurve në shtetin Colima në bregdetin e Paqësorit të Meksikës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Përleshja shpërtheu të martën midis dy grupeve rivale të burgosurve në Qendrën për Riintegrimin Social, cituan mediat lokale policinë.

Forcat e sigurisë rimorën kontrollin e bllokut të qelive rreth një orë më vonë dhe situata është nën kontroll.

Në një deklaratë, zyra e guvernatorit të provincës tha se hetimet kanë nisur lidhur me incidentin. Gjithashtu zyra u shprehu ngushëllime familjeve të të burgosurve që humbën të dashurit e tyre.

Të burgosurit thuhet se kanë kontroll mbi burgjet e Meksikës të administruara keq, për shkak të së cilës shpesh ndodhin probleme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button