fbpx

Slloveni, numër rekord i kërkesave për leje pune

Në Slloveni gjatë vitit të kaluar ka pasur rritje të madhe të kërkesës për punësim të të huajve. Enti për Punësim kumtoi se gjatë vitit 2021 janë pranuar 52.281 kërkesa për leje të punës, që paraqet shifër rekord që nga viti 2015, kur u vendos sistemi i tanishëm, transmeton TV21.

Sllovenia në këtë mënyrë e tejkaloi rekordin e mëparshëm prej 48.127 kërkesa për leje pune të pranuara në vitin 2019, kur punësimi i të huajve në Slloveni ishte më i larti në vitet e fundit.

Thuhet se prej 52.281 kërkesave të arritura në vitin 2021, janë miratuar 46.264 ndërsa janë refuzuar 6.017. Interesi i rritur i të huajve për punë në Slloveni është pasoj e pabarazisë strukturore në tregun e punës, me çka kërkesa e punëdhënësve në këtë vend është larg nga oferta e tanishme.

Në Slloveni, të huajt kryesisht janë të punësuar në veprimtarit që karakterizohen me punë në teren dhe në kushte të rënda si ndërtimtari, transport, prodhimtari, hotelieri dhe bujqësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button