Pse Putini dëshiron përshkallëzim me Perëndimin?

Ish kreu i Agjencisë Shtetërorë të Inteligjencës bullgare, Dimo Gyaurov në një intervistë për Nova TV, ka komentuar se, një prej qëllimeve të presidentit rus, Vladimir Putin në përshkallëzimin e konfliktit me Ukrainën është të detyrojë Evropën dhe SHBA-në të hap gazsjellësin “Nord Stream 2”. Ndërkohë, partneri i EURACTIV Europe Elects, vlerëson se një tjetër arsye është sondazhi i opinionit, shkruan Euractiv, transmeton Portalb.mk.

“Madje edhe në një konflikt të kufizuar, gjëja e parë që Rusia do të bëjë është të mbyll gazsjellësin përmes Ukrainës. Kjo do të tentojë të detyrojë Evropën dhe SHBA-në të hap Nord Stream 2. Ky është një ndër qëllimet indirekte të aksioneve të presidentit Putin”, tha Gyaurov.

Sipas tij, Putini ndjek disa qëllime dhe “me siguri do të reduktojë  mirëkuptimin e tij të suksesit të njërit prej tyre”.

Shefi i përgjithshëm (CEO) i kompanisë shtetërorë të gazit dhe naftës të Ukrainës Naftogaz, Yuriy Vitrenko, ka thënë në një konferencë të mërkurën (1 dhjetor) në Bruksel të organizuar nga EURACTIV Bullgari, se pozicioni i Ukraninës është se meqë Nord Strema 2 nuk është në përputhje me rregullat e BE-së, nuk duhet të certifikohet.

Certifikimi i projektit kontraverz të gazsjellësit nuk pritet para përfundimit të gjysmës së parë të vitit 2022.

Për BE-në, fati i gazsjellësit të  Nord Stream 2 lidhet me çdo konflikt potencia me Rusinë ndaj Ukrainës, derisa Brukseli ka lënë të kuptohet që ka gjasë të qëndrojë në anën e SHBA-së.

Gjermania është e gatshme të diskutojë ndërprerjen e gazsjellësit në rast se Rusia sulmon Ukrainës, ka tëhën javën e kaluar kancelari gjerman Olaf Scholz, duke iu përgjigjes rritjes së presionit të brendshëm dhe ndërkombëtar për të ndërprerë projektin.

Gyaurov kujtoi se Evropa është e varur nga Rusia sa i përket furnizme me gaz rus. Ai po ashtu ka komentuar thirrjen e javës së kaluar të Rusisë që NATO të tërhiqet nga Bullgaria dhe Rumania.

“Unë i kuptoj si provokim fjalët për tërheqjen e njësiteve të NATO-s nga Bullgaria dhe Rumania. Sepse nuk ka njësite të NATO-s në Bullgari, nëse do të ishte në dorë të tij ai do të dëbonte ambasadorin rus”.

“Ky është një provokim direkt jo vetëm për Bullgarinë dhe Rumaninë, por për gjithë Evropën, për shtetet e NATO-s. Ne nuk kemi parë për një kohë të gjatë një pafytyrësi të tillë”, Gyaurov said.

Sipas Gyaurov, Bullgaria nuk duhet t’i përgjigjet qëndrimit të Rusisë duke ftuar në territorin e saj forcat e NATO-s.

“Ne jemi shtete anëtare. Ne kemi nënshkruar një marrëveshje që, nëse është e nevojshme, pa ftesën tonë, nëse forcat e NATO-s janë të nevojshme këtu, ato mund të rishpërndahen”, tha ai.

Sondazhi i Putinit

Për Europe Elects, deri sa është ka mundësi që shumë faktorë të përcaktojnë veprimet e presidentit rus, nuk ka mundësi që sondazhi i opinionit të jetë pjesë e tij.

Europe Elects nënvizon se, Rusia është një regjim autoritar ku zgjedhjet janë të falsifikuara, jo të lira dhe jo fer. Ambienti i përgjithshëm politike ndikon po ashtu ndaj sondazhit. Për shembull, kur votuesit shohin që figurat opozitare janë qëlluar apo helmuar, ato ndoshta do të mendojnë dy herë nëse ata ndajnë opinionin e tyre të sinqertë me ndonjë kompani të sondazhit, përmes telefonit apo online.

Për më tepër, disa kompani sondazhi janë në një vijë me apo nën kontrollin e administratës së Putinit. Një përjashtim i dukshëm është Levada Centre, që qeveria ruse e etiketoi si agjent të huaj, sipas ligjit të agjentëve të huaj në 2017. Sidoqoftë, duke pasur parasysht ambientin represiv politik, ajo që është kritike është se sondazhet e opinionit publik në Rusi jo çdoherë paraqesin realitetin.

Sidoqoftë, Levada Centre mund të ofrojë disa njohuri interesante. Putin ka ardhur në pushtet më 9 gusht të vitit 1999. Vetëm disa ditë afër, Lufta e Dytë Çeçene është intensifikuar. Në janar të vitit 2000, rejtingu i miratimit të Putimit ka shënuar rritje nga 33% në 84%, sipas Levada-s. Rusia përfundimisht fitoi luftën.

Çmimi i lartë i naftës ka kontribuar në stabilitetin ekonomik rus, pas efekteve katastrofike të liberalizimit të pakontrolluar të ekonomisë në të 1990-tat. Rejtinigu i Putimit qëndroi stabil mes 65 dhe 88% deri në 2008. Ajo arriti kulmin në shtator të atij viti, vetëm një muaj pas luftës mes Rusisë dhe Gjerogjisë.

Prej atëherë, rejtingu i Putinit ka shënuar rënie të vazhdueshme derisa arritën një nivel të ri të ulët në nëntor të vitit 2013 me 61%. Katër muaj më pas, Krimea ishte nën kontrollin rus dhe rejtingu i Putinit u rrit në 80% përsëri.

Në maj 2020, rejtingu i Putinit ka rënë në nivelin më të ulët që nga viti 1999 (59%). Para përshkallëzimit, ai qëndroi në 60%.

Trendi është i qartë: kur Rusia shkon në luftë, rejtingu i Putinit rritet. Nëse Putini mban pushtetin, kjo nënkupton stabilitet për kastën përreth të tij dhe sistemin që përfiton nga situata aktuale. Mund të ketë konsideratë në elitën ruse se kërcënimi për të shkuar të luftë është një vegël efektive e shpërqendrimit nga prblemet brenda shtetit.

Keqmenaxhimi i pandemisë së korona virusit dhe inflacioni 6% në 2021, i jep elitës ruse arsye për t’u shqetësuar për trazira pubike. Për më tepër, me që kërcënimi i revoltës ndaj keqmenaxhimit autoritar u demonstrua në Bjellorusi, Kazakistan dhe Ukrainë gjatë Revolucionit të Mejdanit, kjo është një arsye shtesë që Moskva të shqetësohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button