Prokuroria bullgare ka përfunduar hetimin për aksidentin tragjik: Shoferi ka humbur kontrollin e autobusit

Shefi i shërbimit hetimor të prokurorisë bullgare, Borislav Sarafov në emisionin “Lice v Lice” në televizionin bullgar BTV deklaroi se hetimi për aksudentin tragjik me autobusin nga Maqedonia më 23 nëntor të vitit të kaluar ka përfunduar, transmeton Portalb.mk. 

Arsyeja për tragjedinë, sipas Serafov, është se shoferi ka humbur kontrollin e autobusit i cili nuk ka lëvizur mbi shpejtësinë e lejuar, por me shpejtësi të papërshtatshme të rrugës.

“Ajo është një tragjedi njerëzorë pa precedent sipas numrit të viktimave, por edhe pa precedent, si intenzitet i punës që kemi përfunduar. Në të vërtetë hetimit ka përfunduar dhe mbetet vetëm të njoftohen autoritetet në Maqedonisë përmes formës gjyqësore. Duke pasur parasysh se edhe familjet e viktimave kanë të drejtë të njihen me materialet e hetimit”, deklaroi Serafov, zëvendësi i kryeprokurorit në Bullgari.

Në aksidentin e autobusit në autostradën “Struma” në Bullgari, që ndodhi më 23 nëntor të vitit të kaluar, jetën e humbën 45 persona, prej të cilëve 12 fëmijë, ndërsa shtatë u lënduan. Ata ktheheshin nga udhëtimi turistik nga Turqia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button