Greqia zgjati kufizimet për kalimin e kufirit

Greqia ka shtyrë masat anti-COVID për udhëtarët shqiptarë deri më 7 shkurt 2022, raporton EN. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se të gjithë udhëtarët, edhe nëse janë vaksinuar apo kanë kaluar COVID duhet të paraqesin:

  • test PCR të kryer brenda 72 orëve para udhëtimit
  • test të shpejtë kryer brenda 24 orëve para udhëtimit

Në njoftim vihej në dispozicion dhe formulari i cili duhet plotësuar nga çdo udhëtar që hyn në Greqi.

Kufizimet vlejnë për çdo person mbi 5 vjeç. Masat ishin shtyrë më parë deri në 24 janar. Sot, një ditë më pas u njoftua shtyrja e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button