fbpx

RMV, aktakuzë ndaj dy prindërve që e përdorën vajzën e tyre të vogël për marrëdhënie e trafikim seksual

Dy prindër dhe një person tjetër në Maqedoninë e Veriut akuzohen për incest, trafikim dhe përdhunimin e një vajze të mitur, duke e martuar edhe një periudhë në Kosovë, transmeton Portalb.mk.

Prindi i cili kishte marrëdhënie seksuale me vajzën, dyshohet që e ka martuar vajzën në Kosovë, për ta divorcuar pas dy muajve me arsyetimin se është larg. Dyshohet se raportet intime ndërmjet prindit e vajzën kanë vazhduar, diçka që e ka nxitur nënën dhe vëllain të marrin vajzën dhe të largohen.

Raportohet që vajza ishte viktimë edhe e nënës e cila ka kryer trafikimin e saj, duke e detyruar të kryen marrëdhënie seksuale me një person tjetër për 500 deri 2000 denarë. Në aktakuzë është i përfshirë edhe personi i tretë, i cili dyshohet se ka përdhunuar të miturën.

“Për kryerjen e veprës penale që ngarkohen, ka dënime të larta, më së paku dhjetë, gjegjësisht 12 vjet burg”, deklarojnë nga Prokuroria, duke kërkuar nga Gjykata të vazhdojnë masa e paraburgimit për të dyshuarit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button