Shënohet Dita e frankofonisë në Maqedoni

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme sot do të mbahet solemnitet me rastin e shënimit të Ditës së frankofonisë në Maqedoni.
Në solemnitet do të ketë fjalim ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki.

Themelues i frankofonisë është Samuel de Shamplen, ndërsa Dita botërore shënohet më 20 mars.

Organizata ndërkombëtare e Frankofonisë (ONF) është themeluar në vitin 1970 dhe anëtare të saj janë 68 shtete prej pesë kontinenteve. Përkrah anëtareve të barabarta në ONF ka edhe anëtare shoqëruese dhe vende mbikëqyrëse. ONF punon për zhvillimin e linguistikës dhe kulturës në erën e globalizmit dhe mban samite çdo dy vjet. Në samitin në Bukuresht, në shtator të vitit 2006, anëtare e barabartë e Organizatës u bë edhe Republika e Maqedonisë, së bashku me Greqinë, Shqipërinë dhe Andorën.

Vendin që e zë Frankofonia në Maqedoni ka të bëjë me lidhshmërinë historike me gjuhën franceze, letërsinë dhe kulturën, si dhe me vlerat të cilat i përfaqëson kjo organizatë – paqen, demokracinë, të drejtat e njeriut, arsimimin, shkencën dhe zbulimin, afirmimin dhe ruajtjen e llojllojshmërisë kulturore dhe gjuhësore, solidaritetin dhe zhvillimin e barabartë dhe të qëndrueshëm

Lajme të ngjashme

Back to top button