fbpx

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut për një muaj kanë harxhuar rreth 700 MWh energji elektrike

Në Maqedoninë e Veriut për shërbime të ndryshme e përdorin energjinë elektrike, ashtu që vetëm gjatë muajit nëntor të vitit 2021 kanë shfrytëzuar 699 451 MWh energji elektrike, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë muajit nëntor të vitit 2021, harxhimi i përgjithshëm sipas llojeve të energjisë është: 699 451 МWh energji elektrike, 47.974 mil. nm3 gaz natyror, 319 373 ton qymyr dhe 102 983 ton produkte të naftës”, sqarojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke bërë të dituri që 94.4% e qymyrit shfrytëzohet për prodhimin e energjisë elektrike.

Energjia elektrike që përdoret në vend, prodhohet në forma të ndryshe, por termocentralet vazhdojnë të ngelin prodhuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, ashtu që: 40.6 % prodhohet nga termocentralet, 39.7 % nga Termocentralet e kombinuara dhe impiantet industriale, 16.9% nga Hidrocentralet, 1.4 % nga Termocentralet e erës, 1.1 % nga bimët e biogazit dhe 0.2 % nga termocentralet diellore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button