Irlanda shprehi shqetësime për stërvitjet detare ruse që do të mbahen muajin e ardhshëm

Qeveria irlandeze ka shfaqur shqetësime për stërvitjet detare ruse që do të mbahen muajin e ardhshëm afër bregut të tyre. Qeveria është njoftuar për planet e marinës dhe forcave ajrore ruse për të kryer stërvitjet rreth 240 kilometra larg bregut jugperëndimor të Irlandës në fillim të shkurtit, njoftuan mediat irlandeze të shtunën (22 janar), raporton Euroactiv, transmeton Portalb.mk.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm Simon Coveney të nesërmen, duke qartësuar se stërvitjet do të zhvillohen brenda zonës ekskluzive ekonomike të Irlandës (EEZ), por jo në ujërat territoriale të vendit.

Kjo është e lejueshme sipas ligjit ndërkombëtar, tha Coveney, duke shtuar megjithatë se “Departamenti i Punëve të Jashtme ka ngritur një sërë shqetësimesh ndaj autoriteteve ruse” në kohën e tensioneve aktuale të sigurisë në Evropë, duke iu referuar frikës për një pushtim rus të Ukrainës.

Irlanda do të vazhdojë të diskutojë çështjen me Rusinë gjatë ditëve në vijim, tha Coveney, dhe gjithashtu do ta diskutojë me ministrat e tjerë të jashtëm të BE-së, të cilët u mblodhën në Bruksel të hënën për të diskutuar situatën në kufirin ukrainas.

„Ne nuk kemi fuqinë të parandalojmë që kjo të ndodhë sepse stërvitjet do të zhvillohen jashtë në ujërat ndërkombëtare“, tha Coveney përpara takimit.

Duke shtuar megjithatë se ia bëri të qartë ambasadorit rus në Irlandë se ushtrimet nuk janë të mirëseardhura.

„Rusia, sipas Ligjit Ndërkombëtar të Detit, sigurisht që mund të kryejë stërvitje ushtarake në ujërat ndërkombëtare, por fakti që ata po zgjedhin ta bëjnë atë në kufijtë perëndimorë të BE-së, në brigjet irlandeze, është diçka që sipas mendimit tonë është thjesht jo i mirëpritur dhe i padëshiruar për momentin ky veprim, veçanërisht në javët në vijim”, tha ministri i Jashtëm i Irlandez, Simon Coveney.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button