Koncepti i ‘Xbox Game Pass’ duket i mahnitshëm

Xbox së fundmi ka bërë disa ndryshime në komunitetin e lojërave. Ndërkaq, Xbox Game Pass rritet dhe evoluon çdo ditë e më shumë. Ekipi i Xbox po fillon të parashikojë se si mund të duket faza tjetër e platformës, duke filluar me një koncept të mahnitshëm për të ardhmen në Game Pass UI. Me kaq shumë lojëra të shkëlqyera që vijnë në Game Pass, është një kohë emocionuese për të shqyrtuar fazën tjetër të lojërave për komunitetin Xbox, shkruan Game Rant, transmeton Portalb.mk.

Klobrille, në Twitter shkruajti se Xbox UI përmban kategori të lojërave të disponueshme, duke i ndarë lojrat nëpër kategori sipas kompanisë që i krijon ato, në mënyrë që të jetë më e lehtë qasja e përdoruesëve. Një shembull i animuar tregon ndikimin e fuqishëm të Xbox mbi tregun aktual të lojërave.

Gjëra të reja janë në horizont pas blerjes së ‘Activision Blizzard’ nga Xbox. Xbox këtë herë ka krijuar kategori më të madhe lojërave, abonentë të rinj dhe mënyra të ndryshme për të luajtur. Xbox tani është në krye të industrisë së lojrave dhe kështu mund të krijojë përvoja të reja bazuar në atë që lojtarët dëshirojnë nga përmbajtja e tyre. Tani që Xbox One është ndërprerë zyrtarisht, Xbox Game Pass është një pjesë shumë më integrale e ekosistemit Xbox.

Në Game Pass, Xbox ka më shumë se 25 milionë abonentë dhe ka për detyrë t’ju sigurojë atyre produkte kualitative, për fat të mirë, koncepti i ri UI duket se po shkon në atë drejtim. Duke poseduar lojrat e Bethesda, Activision Blizzard, Xbox Game Studios dhe përmbajtjen ID @ Xbox, ka kuptim që lojërat e disponueshme të ndahen sipas prodhuesve të tyre.

Tashmë ka disa lojëra të mahnitshme në Xbox Game Pass dhe shumë të tjera janë në rrugë për t’u publikuar. Së shpejti do të dalin lojëra si Stalker 2 dhe Starfield. Në të vërtetë, i gjithë Xbox ka ndryshuar shumë që kur u riparua dhe kur u publikua Xbox One. Ndërsa Xbox Game Pass po bëhet një platformë edhe më e spikatur. Lojtarët dhe fansat sigurisht që po presin me padurim të ardhmen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button