Kriza në Ukrainë, Franca bëri thirrje për një ulje të tensioneve

Situata midis Rusisë dhe Ukrainës është “shumë e paqëndrueshme” dhe është e nevojshme të shmanget “karakteri vetëpërmbushës i krizës”, kumtuan të hënën nga Pallati Elysée, raporton Euroactiv, transmeton Portalb.mk.

Më konkretisht, arsyet e kësaj paqëndrueshmërie lidhen me prezencën ushtarake ruse në anën tjetër të kufirit ukrainas, si dhe me lëvizjet ushtarake ruse në Bjellorusi, por edhe me sulmet kibernetike të përsëritura kundër Ukrainës.

Duke pasur parasysh këtë tension në rritje, Elysée tha që evropianët duhet të flasin me një zë për të gjitha aspektet e çështjes duke qenë të kujdesshëm që të mos krijojnë paqartësi shtesë.

Në deklaratë shtohet se presidenti francez Emmanuel Macron është në kontakt me krerët e shteteve dhe qeverive për të lehtësuar tensionet dhe për të konsoliduar ndihmën për ukrainasit dhe vendet evropiane të prekura nga kriza, si Lituania, Estonia dhe së shpejti Rumania.

Sa i përket reagimeve më alarmante të Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar, “më kryesore është se të ndajmë të njëjtin shqetësim dhe kemi të njëjtin vëzhgim.” thuhet në kumtesë.

Pallati presidencial gjithashtu vuri në dukje se Macron dëshiron të përfshijë më shumë autoritetet evropiane në proces, për të dërguar një mesazh uniteti, solidariteti dhe qëndrueshmërie, dhe për të parandaluar rritjen e krizës.

Pallati presidencial gjithashtu theksoni se nëse “Rusia e rrit agresonin kundër Ukrainës, përgjigja do të jetë masive” me shpresën se mundësia e sanksioneve do të bënte të mundur shmangien e krizës.

Për të ndërmarrë rrugën e uljes së tensioneve, presidenti Macron do të takohet me presidentin rus Vladimir Putin në ditët në vijim në mënyrë që të sqarohet gjithçka.

Nga Evropa dhe Franca, të gjitha burimet e diplomacisë duhet të përdoren për të garantuar sigurinë e kontinentit, shtojnë nga pallati presidencial Elysee.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button