OEMVP: Qeveria e Kosovës të rishqyrtojë vendimin, dëmton bizneset

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) njofton se në koordinim me Forumin Ekonomik Mbarë Shqiptar i bëjnë thirrje Qeverisë së Kosovës që të rishqyrtojë masat anti Covid për hyrje në shtet të cilat hynë në fuqi më 22 Janar 2022, ata thonë se kjo është pengesë shtesë për bizneset dhe ekonominë në përgjithësi, transmeton Portalb.mk.

Nga OEMVP thonë se masat e vendosura për hyrjet dhe daljet e qytetarëve në Kosovë vështirësojnë dukshëm lirinë e lëvizjes, pasi një pjesë e madhe e qytetarëve nuk mund ta marrin dozën e tretë duke qenë se nuk ka kaluar kohë mjaftueshëm nga doza e dytë (6 muaj).

“Nisur nga fakti që ekonomitë tona janë në goditje të njëpasnjëshme nga krizat që kapluan, vlerësojmë se kjo masë është barrierë shtesë për bizneset dhe ekonominë në përgjithësi, duke mos lejuar qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve, gjë që nuk përkon edhe me logjikën ekonomike në këtë periudhë. Duke shprehur mirëkuptimin tonë mbi gjendjen epidemiologjike i bëjmë thirrje qeverisë së Republikës së Kosovës të rishqyrtojnë këtë vendim duke mos penguar qarkullimin e lirë të qytetarëve në rajonin tonë si dhe duke mos dëmtuar akoma dhe më shumë sektorin e gastronomisë”, thanë nga OEMVP.

Ndryshe,s ipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, qytetarët që hyjnë në Kosovë duhet të jenë të vaksinuar plotësisht dhe të kenë edhe dozën përforcuese. Ata që nuk kanë dozën përforcuese, duhet të kenë test negativ të llojit PCR, të vlefshëm për 48 orë.

LEXO: Qeveria e Kosovës miratoi kufizimet e reja kundër kovid

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button