PDSH: të arrestuarit aktivistë të BDI-së, do të paditet Alsat-M për shpifje

Në lidhje me lajmin e publikuar me më herët nga Alsat-M se policia ka arrestuar aktivistë të PDSH-së duke vjedhur vota, ka reaguar partia e Menduh Thaçit duke hedhur poshtë kategorikisht akuzat që sipas tyre ua ka mveshur TV Alsat-M.

“Policia e Gruevskit arreston aktivistët e BDI-së të cilët në Tetovë blenin vota me deklarata të noterizuara kinse anëtarësimi në një parti që nuk ekziston PPD. Djali i kryetarit te fundit te PPD-se Abdiladi Vejseli, Jetmir Vejseli, është anëtar i shtabit zgjedhor të BDI-së në Tetovë” thuhet në reagimin e PDSH-së.

Kjo parti do ta padit kryeredaktorin e Alsat-M, Muhamed Zeqiri.

Të alarmuar nga ky zbulim, pas atij të falsifikimit të zgjedhjeve në Çair, mbushjes së kutive në Likovë, Dollnen, Saraj e gjetiu, Alsat-m vrapoi t’i del në ndihmë BDI-së që sadopak ta nxjerr nga balta ku janë zhytur. Shumë njerëz nuk do të habiteshin sikur lajmi të mos dilte në lajmet e këtij televizioni, por kësaj radhe Alsat-m zgjodhi të shkojë edhe më larg dhe aktivistët e BDI-së, të cilët krejt Tetova e din për misionin që kanë për të blerë vota në veçanti të maqedonasve, ti quaje të PDSH-së! Kjo është e tepërt qoftë edhe nga Alsati! Muhamed Zeqiri s’i shpëton dot nga burgu miqtë e tij falsifikues as në Çair po as në Tetovë, atij do t’i duhet të merret me aktpadinë që e pret për këtë shpifje të paparë!” thuhet në reagimin e PDSH-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button