Londër, shqiptari përdhunon punonjësen e bankës në mes të ditës

Një refugjat kosovar në Londër, përdhunoi në mes të ditës një punonjëse në një bankë investimesh.

Jeton Lama, 25 vjeç, e gjurmoi 23- vjeçaren dhe pasi e kapi me forcë, e futi në një qoshe të një rrugice, ku e përdhunoi.

Sipas Daily Mail, aktin seksuali ishte regjistruar nga kamerat.

Pasi mbaroi, ai bleu një petull dhe një gazetë dhe u largua për në metro.

Tre ditë më vonë u arrestua dhe është dënuar me tetë vite burg.

Vajza ka rrëfyer skenën horror. “Pasi i thashë më lër rehat, mos më prek, ai e kapi me forcë dhe më vuri dorën në gojë që të mos flisja. Nëse ulëret, do të vras. Thjesht dua të bëj seks me ty. Boll ulërite, kurvë. Do të të … kaq fort dhe më pas do të vras,” tha ai.

Vjet në shkurt ai ishte dënuar me 600 sterlina pasi kishte goditur me grusht ish- të dashurën e tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button