RMV, javën e kaluar çdo i treti test për Covid-19 rezultoi pozitiv

Ministria e Shëndetësisë njofton se javën e fundit u regjistruan 11.610 raste të reja pozitive me Covid-19 nga 35 qytete të vendit, me një rritje prej 4.5% krahasuar me javën paraprake ku numri ishte 11,115. Përqindja e rasteve pozitive varion nga 23,6% në 34,4%, apo mesatarisht 29,1%, transmeton Portalb.mk.

Sipas raportit javor të Institutit të Shëndetit Publik në periudhën nga 17 deri 23 janar 2022, janë kryer 39,289 testime, ku kemi rënie prej 15,6% krahasuar me javën e kaluar.

Shumica e rasteve të reja janë nga Shkupi konkretisht 6,045 apo 52,6%.

Personat e infektuar janë nga të gjitha grupmoshat. Grupmoshat më të zakonshme janë 30-39 vjeç ( 2.711) dhe 40-49 vjeç (2.424). Numri më i ulët është regjistruar në grupmoshën 0-9 vjeç (267).

U shëruan 7,627 persona të cilët ishin të shtruar apo trajtuar në shtëpi.

Gjatë javës së kaluar janë raportuar gjithsej 1,559 riinfektime, me një rritje prej 25,% krahasuar me javën e kaluar.

Në total 97 vdekje u raportuan në 20 qytete gjatë javës së kaluar, 76,4% më shumë se javën e kaluar. Shumica prej tyre janë nga Shkupi (38).
Për sa i përket moshës, shumica ( 85) e të vdekurve i përkasin grupmoshës mbi 60 vjeç, kurse vdekjet tjera janë regjistruar në grupmoshat 50-59 vjeç (8), 40-49 vjeç (2). dhe 30-39 vjeç (2).

Deri më 22 janar 2022, gjithsej 864,759 persona janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës kundër Covid-19 brenda dhe jashtë vendit. Gjithsej me dy doza janë vaksinuar 841.143 persona dhe me dozën e tretë janë vaksinuar 122.752 persona.

Për informata më të detajuara klikoni në këtë link: http://iph.mk/sq/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button