Seancë qeveritare Bullgari-Maqedoni, u nënshkruan disa memorandume (Video)

Qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë sot në rezidencën “Bojana” në Sofje mbajtën seancën e përbashkët, në të cilën, mes tjerash u nënshkruan disa dokumenteve bilaterale. Në kuadër të kësaj, dy kryeministrat e vendit patën takim në katër sy. Kjo seancë e përbashkët vijon pas vizitës së Petkovit në Shkup më 22 janar. Kurse kryeministri i vendit takoi edhe presidentin Bullgar, njofton Portalb.mk.

Delegacioni i vendit takoi presidentin e Bullgarisë Ruman Radev: Përmes dialogut arrihen zgjidhje që respektojnë vlerat evropiane dhe dinjitetin e të dy popujve

Kryeministri i vendit së bashku me pjesëtarët e kabinetit të tij takuan presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.

Në këtë takim u diskutua për rezultatet e seancës së përbashkët midis dy qeverive, me të cilën të dy vendet fillojnë një proces të ri bashkëpunimi për të siguruar intensifikimin dhe thellimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore në disa fusha.

“Ne do të avokojmë për dialog, duke respektuar vlerat evropiane dhe duke respektuar dinjitetin e qytetarëve të Maqedonisë dhe qytetarëve të Bullgarisë”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se rezultatet e tilla pritet të krijojnë kushte për përparim në procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, në të cilin Bullgaria dhe përvoja e saj pesëmbëdhjetëvjeçare e anëtarësimit në BE mund të marrin roli i liderit në mbështetjen e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut.

Delegacioni i RMV-së në takim me presidentin bullgar
Delegacioni i RMV-së në takim me presidentin bullgar

Çfarë thanë para mediave dy kryeministrat?

Në mbledhjen e përbashkët u nënshkruan disa memorandume bashkëpunimi edhe nga fusha e ekonomisë, që siç u shprehën dy kryeministrat të mirat nga këto memorandume do t’i shohin së shpejti qytetarët e të dyja vendeve.

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski u shpreh i kënaqur nga takimet e ditës së sotme në Sofje, ku ministrat e të dyja vendeve punuan në grupet e punës, që siç deklaron ai në projekte konkrete.

“Grupi i parë në fushën e ekonomisë, posaçërisht energjetikës, kanë bërë plan të aktiviteteve që do realizohen në muajt e ardhshëm, kanë punuar edhe grupet e kulturës dhe arsimit, do të kemi një bashkëpunim të lartë në këto fusha. Edhe pjesa e integrimeve evropiane, do të shfrytëzojmë përvojën bullgare. Është mirë që kemi plan për takim javor të eksperteve të sektorëve të ndryshëm. Më bashkëpunim konkret të mund të gjitha kompanitë ti ndiejnë benefitet nga bashkëpunimi mes dy shteteve”, tha Kovaçevski.

Kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov njoftoi se u nënshkruan tre memorandume edhe atë në ekonomi, infrastrukturë dhe bujqësi.

“Takimi i radhës është pas një jave dhe kjo do të jetë dinamika e punës. Grupi i historisë do të ketë tre takime në katër muajt e ardhshëm. Këto memorandume kanë për qëllim zhvillimin ekonomik të rajonit, të cilin zhvillim do ta ndiejnë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë”, tha Petkov.

Në konferencën para mediave u theksua intensifikimi i punës së Komisionit për çështjet e historisë dhe arsimit mes dy vendeve.

“Nënvizoj se komisioni historik, gjatë katër muajve të ardhshëm do të ketë së paku tre takime. Punë shumë intensive, kjo është pikëpamje shumë optimiste drejt rezultateve të përbashkëta. Nga takimet e sotme shihe sinergji dhe avantazhet nga miqësia e mire”, tha Petkov.

I pyetur për përfshirjen e bullgarëve në kushtetutën e vendit, Kovaçevski u shpreh kështu:

“Qytetarët në shtet, të cilët vet-përcaktohen në mënyrë tjetër, mund të kërkojnë që të jenë pjesë e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky është një proces që kalon përmes ndryshimeve kushtetuese, të cilat kanë më shumë hapa dhe në të cilat janë të përfshira më shumë institucione, në rast se kjo ndodh, a normal që do të ndodh në rrugën e një shteti drejt BE-së, meqenëse atëherë hapet kushtetuta që të bëhen dhe ndryshime të tjera, asokohe do të përfshihen edhe këto çështje, kuptohet në bazë të kërkesave të qytetarëve.”

Kovaçevski fooli edhe për linjën ajrore midis Shkupit dhe Sofjes ku tha se kriter për javën e ardhshme kanë operatorët të cilët nga Sofja të vijnë në Shkup dhe anasjelltas, ku do të bisedojnë për linjat e avionit e cila do të fillonte me fluturime komerciale nga 1 marsi.

Konferencën e plotë për shtyp mund ta gjeni më poshtë.

U nënshkruan disa memorandume për mirëkuptim dhe deklarata për bashkëpunim

Memorandumi për mirëkuptim dhe bashkëpunim në fushën e bujqësisë, shkencave agrare, rajoneve rurale dhe ekonomisë së ujërave nënshkruan sot ministrat e Bujqësisë së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, Ljupço Nikollovski dhe Ivan Ivanov.

Ministri i  Ekonomisë  në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi dhe ministri për Inovacione dhe Zhvillim i Bullgarisë, Daniel Lorer, nënshkruan Memorandum për mirëkuptim mes  Agjencisë për Nxitje të Sipërmarrësisë në Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Agjencisë Ekzekutive për Promovimin e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme nga Bullgaria.

Ministrat për Transport dhe Lidhje të Republikës së Bullgarisë Nikolaj S‘bev dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bllagoj Boçvarski, nënshkruan Memorandum për liberalizimin e transportit të mallrave drejt dhe nga vendet e treta, si dhe deklaratën për uljen e çmimeve të roamingut ndërmjet dy vendeve.

Ministrat Boçvarski dhe S‘bev nënshkruan edhe Memorandum për zhvillimin e ndërlidhjes hekurudhore Shkup-Sofje përmes krijimit të grupit të përbashkët të punës, me qëllim përshpejtimin e ndërtimit të Korridorit 8 dhe Iniciativës për vendosjen e linjës ajrore Sofje – Shkup.

Nënshkrim i memorandumeve në Sofje
Nënshkrim i memorandumeve në Sofje

Kovaçevski – Petkov: I vendosëm bazat  për avancim të shpejtë të marrëdhënieve të ndërsjella

Kryeministri i Dimitar Kovaçevski dhe Kryeministri Kiril Petkov patën takim sy në sy në kuadër të vizitës zyrtare të delegacionit qeveritar.

Siç njoftojnë nga Qeveria, në takim u theksua se dinamika me të cilën po realizohet mbledhja e përbashkët, si dhe fillimi i aktiviteteve të grupeve të punës.

Ndër të tjera thuhet se kryeministrat u pajtuan se atmosfera e vullnetit të shprehur politik dhe frymës së sinqeritetit dhe transparencës që sundon në takimet e deritanishme, shpien drejt zgjidhjeve të përbashkëta të pranueshme për çështjet në interes të të dyja vendeve.

Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov
Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov

Grupet e punës të qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë i vendosën bazat për punë dhe i përcaktuan afatet për realizimin e prioriteteve

Në korniza të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive në Sofje, u mbajtën mbledhje të ndara të grupeve të punës të përcaktuara gjatë vizitës zyrtare të Kryeministrit Petkov në Shkup.

Grupi i parë i punës që përfshin bashkëpunimin në ekonomisë, energjetikë, financave, inovacioneve dhe zhvillimit, investimeve dhe bujqësisë e dakordoi dinamikën e ardhshme të punës, si dhe bazën e përbashkët për shkëmbimin e praktikave të mira dhe përvojave për intensifikimin e bashkëpunimit të drejtpërdrejtë në këto fusha. Bashkëkryesuesit e grupit janë ministrja e Ekonomisë Kornelija Ninova, ministrja e Financave, Asen Vasilev dhe ministri i Inovacioneve Daniel Lorer.
 
Grupi i dytë i punës që i përfshin fushat për transport dhe lidhje, infrastrukturë, vetëqeverisje lokale dhe bashkëpunim ndërkufitar, si dhe bashkëpunim në fushën e informatikës dhe komunikimeve, janë vendosur përcaktimet për punët në Korridorin 8, si dhe ndërlidhje me drejtimet e tjera rrugore në kufirin mes dy vendeve. Ky grup i punës për prioritet e vuri vendosjen e linjës ajrore Sofje-Shkup, si dhe angazhimin që sa më shpejtë në mënyrë të dukshme të ulet çmimi i roamingut mes dy vendeve. Bashkëkryesues do të jenë ministri i Zhvillimin Rajonal dhe Punëve Publike, Grozdan Karaxhov, ministri i Transportit dhe Lidhjeve Nikollaj Sabev dhe ministri i Energjetikës, Aleksandar Nikolov.

Grupi i tretë për integrimet evropiane, politikat e gjelbra dhe sundimin e mirë në grupin e tretë të punës janë vendosur bazën për mbështetje dhe bashkëpunim të integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe të nismave në projektet e përfshira me strategjinë “Marrëveshje e gjelbër” të BE-së. Në këtë grup bashkëkryesojnë ministri i Mjedisit Jetësor dhe Ujërave, Borislav Sandov, zëvendëskryeministrja për sundim efikas, Kalina Konstantinova dhe ministrja e Drejtësisë, Nadezhda Jordanova.

Grupi i katërt i punës i cili në fokus ka kulturën, arsimin dhe shkencën, turizmin, si dhe të rinjtë dhe sportin, vendosi si detyrë të ndërmerren hapa nga të dyja planet për përpilimin e programit gjithëpërfshirës për bashkëpunim në këto fusha. shkëkryesues janë ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikollaj Denkov, ministri i Kulturës, Atanas Atanasov, ministri i Turizmit, Hristo Prodanov dhe ministri i të rinjve dhe sportit, Radostin Vasilev.

Sot takim mbajtën edhe bashkë-kryesuesit e Komisionit të Ekspertëve të Përzier Multidisiplinar për çështje historike dhe arsimore dhe e përcaktuan kalendarin dhe dinamikën e takimeve për vitin 2022.

Seanca e përbashkët qeveritare Bullgari - Maqedoni e Veriut, Sofje
Seanca e përbashkët qeveritare Bullgari – Maqedoni e Veriut, Sofje

Me seancën bashkëudhëheqin Kiril Petkov dhe Dimitar Kovaçevski, të cilët patën edhe fjalë hyrëse.

Kujtojmë se, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria tensionuan raportet për shkak të kontesteve historike. Sofja zyrtare kërkon që Shkupi t’i pranojë kërkesat bullgare se gjuha maqedonase është normë e asaj bullgare dhe se kombi maqedonas është krijuar nga Tito.

Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria këtë vit i vendosi dy herë veto Maqedonisë së Veriut, njëherë në qershor, kurse më pas, më 14 dhjetor, edhe një herë e bllokoi fillimin e negociatave RMV-BE.

Edhe në vitin 2020, njëjtë vendi fqinj, i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button