fbpx

Thaçi: Kosova, jo si Palestina në OKB

Kryeministri Hashim Thaçi ka deklaruar se procesi i bisedimeve në Bruksel do të hapë rrugë për pranimin e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së dhe do të krijojë lehtësi edhe për anëtarësimin shtetit tonë në OKB. Kreu i Ekzekutivit ka thënë se nuk parapëlqen “modelin palestinez” duke marrë pozicionin e shtetit vëzhgues në OKB, por synon anëtarësimin e plotë.

Kryeministri Thaçi ka deklaruar se në seancën e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së e ka vërejtur se as Rusia nuk ka kundërshtuar verbalisht deklaratat e tij në mbështetje të një rezolute të re të Këshillit të Sigurimit për Kosovën.

Kryeministri ka thënë se marrëveshja përfundimtare në Bruksel do të sillet për ratifikim në Kuvend, “ndërsa do të ishte mirë që të arrihej para 15 prillit”.

Ai ka theksuar se autoritetet në Kosovë e kanë një plan për implementimin e marrëveshjeve, që nënkupton heqjen e barrikadave, shpërbërjen e strukturave ilegale, largimin njerëzve të inteligjencies, rregullimin e sistemit të drejtësisë e adoptitimin sipas ligjeve të Kosovës të sistemit aktual të shëndetësisë dhe arsimit, i cili organizohet nga Serbia.

“Serbia ka filluar ta kuptojë se nuk mund të lëvizë drejt Brukselit pa u sjellë në qasje evropiane. Megjithatë, nëse nuk arrihet një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, Beogradi për një kohë do të izolohet, do të ketë krizë ekonomike, por as Kosova nuk mund të sillet si fituese”, ka thënë kryeministri Thaçi në Emisionin Rubikon të KTV-së.

Lajme të ngjashme

Back to top button