RMV, kallëzim penal për dy qytetarë për ndërtim pa leje

Dy qytetarë, njëri 63 vjeçar e tjetri 66 vjeçar, dyshohen për ndërtim pa leje në qytetin e Strugës, ndërtime të realizuara në vitin e kaluar, transmeton Portalb.mk.

I dyshuari 63 vjeçari N.B. nga Veleshta e Strugës dyshohet se ka kryer veprën penale “ndërtime pa leje” në tetor të vitit të kaluar në Strugë. Punimet për objekt banimi ishin realizuar në afërsi të objektit të tij, për të cilin kishte leje nga autoritetet.

Kallëzim penal është paraqitur edhe ndaj 66 vjeçarit Sh.A. nga Struga, pasi ai vitin e kaluar pa leje nga institucionet kompetente, ka ndërtuar objekt afarist duket përfshirë një sipërfaqe prej 99 m2.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button