Greqia nxori ushtrinë në rrugë, luftë me stuhinë e dëborës

Situata në Greqi është e jashtëzakonshme nga moti i keq që ka përfshirë vendin. Më problematika gjendja është në Attiki Odos të Athinës duke nxjerr ushtrinë në rrugë, raporton ABC.

Problemi më i madh për momentin ndodhet në Attiki Odos. Fatkeqësisht kompania nuk arriti ta mbajë rrugën hapur, pavarësisht premtimeve që na dhanë në mbledhjet e ditëve të mëparshme. Do të kërkohen përgjegjësi, ky do të jetë sugjerimi im për kryeministrin.

Të gjitha forcat janë në këmbë dhe të ndërhyjnë menjëherë aty ku duhet. Situata është duke u përmirësuar në Attiki Odos, deri tani po përballemi me pak probleme me furnizimin me energji elektrike” tha një zyrtar grek.

Një prej drejtuesve të makinave që u bllokua për shumë orë si pasojë e stuhisë bëri thirrje për shpëtimin e fëmijëve të bllokuar.

Jam me dy fëmijë të mitur, nuk lëvizim dot.

Fatmirësisht një zotëri na solli pak ujë për fëmijët. Ka të moshuar me probleme, askush nuk është paraqitur për të na ndihmuar, asgjë.

Gjeni një mënyrë që zjarrfikësit të paktën të shpëtojnë fëmijët”, tha ai, duke bërë thirrje për ndihmë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button