Thërrime 8

Ngushtohej me disa pyetje. Gruaja e kishte pyetur se pse ai nuk takon kolegët e punës edhe jashtë punës.

Shoku i fëmijërisë i shkruante prej kurbetit nëse i takonte shoqërinë e vjetër. Fëmijët e pyetshin se pse si ata vet dhe si baballarët tjerë, nuk ka ekip që loznin së bashku.

Nëna donte që ai të shkonte më shpesh në xhami dhe të përzihej me burra.

Ngushtohej dhe kujtohej nëse në të qenurit i pashoqërueshëm dhe vetëm, kishte qoftë edhe një të mirë?!

Gjeti vetëm atë se nëse do shkruante, kjo do ishte diçka me shumë personazhe! 

Lajme të ngjashme

Back to top button