Raportohet se shpërthimi në Tonga ishte më i fuqishëm sesa bomba atomike

Shpërthimi vullkanik në Tonga, i cili ka nxitur një cunami, ka qenë qindra herë më i fuqishëm sesa bomba atomike që Shtetet e Bashkuara kanë lëshuar në Hiroshima gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka thënë Agjencia amerikane e Hapësirës (NASA), raporton REL.

Shpërthimi ka “zhdukur” një ishull vullkanik në veri të kryeqytetit të Tongas, Nuku’aloda, ka thënë NASA.

Tonga ka thënë që më shumë se katër të pestat e popullsisë janë prekur nga cunami dhe hiri vullkanik.

Tre persona janë shpallur të vdekur si pasojë e cunamit.

Para shpërthimit, ishulli vullkanik ka qenë i përbërë nga dy ishuj të ndarë, të cilët janë bashkuar më 2015.

NASA ka thënë se shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm saqë toka e re është zhdukur.

Sasia e madhe e hirit, gazrave dhe copëzave të shpërthimit janë kthyer në sfida të mëdha për zyrtarë të Tongas.

Pas shpërthimit vullkanik dhe cunamit, ka pasur shqetësime se burimet e ujit janë kontaminuar nga hiri, duke rritur rrezikun për kolerë dhe diarre.

Megjithatë, në testet e kryera së fundi është kuptuar se uji është i pijshëm.

Hiri vullkanik dhe emetimet vazhdojnë të përbëjnë problem.

Ekspozimi në këtë ambient mund të shkaktojë probleme në frymëmarrje, të ndikojë në sistemin kardiovaskular dhe të irritojë mushkëritë, sytë dhe lëkurën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button