Ministria e Shëndetësisë në RMV e ka anuluar procedurën për blerjen e sensorëve për personat me diabet

Procedura për blerjen e sistemeve për monitorim të glukozës, përkatësisht sensorëve për pacientë me diabet tip 1, është anuluar në përputhje me nenin 114 të Ligjit për Prokurime Publike, bëjnë të ditur, për Meta, nga Ministria e Shëndetësisë. Ata sqarojnë se procesi u anulua pasi një komision ekspertësh i ka vlerësuar ofertat dhe ka konkluduar se asnjë prej tyre nuk ishte e pranueshme, raporton Meta, përcjell Portalb.mk.

“Sipas ekspertizësë tyre është marrë vendim që procedura të anulohet. Duke u kujdesur për këtë kategori pacientësh, në periudhën e ardhshme do të saktësohet edhe afati kohor për realizimin e këtij aktiviteti, në përputhje me planin e ri të prokurimit publik, i cili është ende në fazën e përgatitjes”, thonë nga ministria.

Informacioni për anulimin e procedurës vjen në kohën kur ministria drejtohet nga Bekim Sali. Ish-ministri Venko Filipçe në tetor të vitit të kaluar e paralajmëroi prokurimin e këtyre sensorëve dhe tha se në fazën e parë do të blihen sensorë për të gjithë fëmijët deri në 18 vjeç, ndërsa me prokurimin e radhës do të rritet kufiri i moshës.

“Qëllimi ynë është që të sigurojmë sensorë falas për të gjithë pacientët me diabet dhe në këtë mënyrë të rrisim ndjeshëm cilësinë e jetës tyre”, tha Filipçe, duke shtuar se ky është segmenti i fundit për ndryshimin e imazhit në trajtimin e pacientëve me diabet.

Procesi i blerjes së këtyre pajisjeve vijoi pasi Meta e publikoi intervistën me gjashtëmbëdhjetë vjeçen Mia Çiçkariq, e cila jeton me diabet tip 1 që paraqitet te të miturit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button