Anastacia shkruan albumin e ri duke luftuar me kancerin

Këngëtarja Anastacia është duke e kanalizuar dhimbjen e saj emocionale nga lufta kundër kancerit në muzikë, pasi ajo është duke përgatitur albumin e saj.

Ylli i këngës “I’m Outta Love” anuloi turneun e saj evropian në janar pasi doktorët i treguan se kanceri ishte shfaqur për herë të dytë,pasi në vitin 2003 e kishte mposhtur atë një herë.

Anastacia ka thënë se tani është në muajin e pastë në “udhëtimin” e saj dhe ka shtuar se është duke përgatitur albumin e saj derisa ajo po merr edhe mjekimet.

“Rruga drejtë luftimit të kancerit do të jetë e gjatë. Ndjehem krenare që kam përkrahjen e familjes dhe shoqërisë”,ka shkruar ajo në “Twitter”.

Lajme të ngjashme

Back to top button