Vrasësit e pasionit mes jush

Për secilën kritikë partnerit drejtojani pesë komplimente. Në këtë mënyrë grindja do të përfundojë me një pajtim të “nxehtë” në vend që të jetë vrasëse e libidosë. Pos kësaj, çiftet të cilat për secilën grindje përgjigjeshin me pesë komplimente apo falënderime në 94 për qind të rasteve kishin qëndruar në martesë më gjatë se dhjetë vite.

Nëse çifti kurrë nuk fjaloset, pasioni herët apo vonë do të shuhet ngase njërit nga partnerët dëshirat nuk i janë plotësuar. Por edhe vëmendja e shtuar mund të jetë një “dush i ftohtë”. Mund të provoni me fjalët si “A të pëlqeu kjo…?”, “Dëshiron pak ujë?” dhe të ngjashme. Por, zgjidhja është e thjeshtë. Me zë të lehtë bëjani me dije partnerit se gjithçka është në rregull dhe se me gjuhën e trupit do t’i tregoni ku dëshironi ta puthni apo prekni. Në mënyrë që ndonjë kile shtesë të mos e shuaj pasionin e dashurisë, blini disa rroba të brendshme seksi, të cilat do t’i theksojnë atributet tuaja, e që njëherësh mbulon mangësitë. Besojini të dashurit tuaj kur ju thekson se jeni më e bukura dhe personi më tërheqës.

Xhelozia e tepërt

Pa marrë parasysh se a është pikëlluar në të kaluarën apo ndihet i pasigurt, posesiviteti i partnerit është vrasës i libidosë. Por, duhet ta bindni se nuk ka pse të frikësohet.

Ndjenjat dhe diskutimet

Sa më tepër të diskutoni, kjo do të shndërrohet në një shprehi që vret pasionin tuaj. Kështu që paralajmërojeni për p. sh., lënia e çorapëve të palara nëpër dysheme.

Karakteri nuk paragjykohet

Fjalitë që fillojnë me: “Ti gjithmonë” dhe “Ti kurrë” vështirë harrohen, e që paragjykojnë karakterin e jo sjelljen, as që munden ta zgjidhin problemin. Kështu partneri detyrohet të vetëmbrohet, e ju e dini se ku dërgon e gjithë kjo.

Lajme të ngjashme

Back to top button