Një ‘ballo lamtumire’

Në ëndrrat e saj, 14-vjeçarja Katelyn Norman do të gjente një ditë një “Princ të Kaltër” që do ta bënte të ndihej e veçantë, do të kishte shumë fëmijë, do të vizitonte Italinë dhe do të bënte një xhiro të gjatë, si pasagjerja e një motori të shtrirë.

Megjithatë, lista e dëshirave të adoleshentes britanike u ndryshua përfundimisht, në një kërcim të fundit, pjesëmarrje në ballon e maturës dhe një ditë dedikuar motrave dhe vëllezërve të saj, pasi mësoi më parë gjatë vitit se tumori në kockë, prej të cilit kurohej që nga 2012-ta, tashmë ishte bërë i pashërueshëm.

Për fat të keq, teksa i mbeten vetëm disa ditë të tjera për të jetuar, hapësira për Norman, për të realizuar të gjithë ëndrrat e saj u ngushtua në mënyrë dramatike dhe me mbrëmjen e maturës disa muaj larg, shokët e klasës vendosën t’i bënin një surprizë prekëse.

Bashkëmoshatarët “pushtuan” për disa orë spitalin ku Norman kurohet në Britani, për t’i improvizuar në ato kushte një mbrëmje mature.

Duke nisur nga shoqëruesi i saj i veshur me kostum të bardhë, trëndafilat, muzika dhe fishekzjarrët, të gjitha ishin të pranishme për t’i zbukuruar sado pak momentet e fundit të jetës, shoqes së tyre të klasës, një gjest veçanërisht prekës, i cili fitoi edhe vëmendjen e mediave vendase.

       

Fotot ne profilin e saj ne “Facebook”, 14-vjeçarja perpara se te prekej nga tumori terminal

Lajme të ngjashme

Back to top button