Partia pro-ruse e Janko Baçevit si pjesë e trysnisë së VMRO-DPMNE-së ndaj partive të vogla

Partia jashtëparlamentare pro-ruse e Janko Baçevit me emrin “Maqedonia e Bashkuar”, ka dërguar një kumtesë nëpërmjet të cilave ju bën thirrje LD-së, PLD-së, RDM-së dhe VMRO-PP që ta shfrytëzojnë rastin nga VMRO-DPMNE, nëse duan me të vërtetë model zgjedhor me një njësi, njofton Portalb.mk.

Kjo parti e fton Lidhjen Demokratike në krye me Pavle Trajanovin, Rilindjen Demokratike të Maqedonisë me Maja Moraçaninin, Partinë Liberal Demokrate me Goran Milevskin dhe VMRO-Popullore në krye me Lubço Georgievskin që ta mbështesin propozimin e VMRO-DPMNE-së për shfuqizimin e qeverisë teknike apo të ashtuquajtur të “Përzhinës”. Me atë, siç thonë nga partia pro-ruse, “hapet rruga drejt ndryshimit të Kodit Zgjedhor me një njësi zgjedhore”.

“Maqedonia e Bashkuar”, pastaj, flet edhe në emër të partisë më të madhe opozitare duke thënë “VMRO mbështet një njësi zgjedhore nëse këto parti inkurajohen dhe mbështesin zgjedhje të parakohshme”.

Përndryshe, VMRO-DPMNE vazhdimisht po bën trysni ndaj partive më të vogla të cilat janë pjesë e shumicës parlamentare e cila ka 64 deputetë. Partitë më të vogla të gjithë së bashku kanë pesë deputetë dhe nëse trysnia e VMRO-DPMNE-së dhe “Maqedonisë së Bashkuar” pro-ruse ka sukses, atëherë bie qeveria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button