Mbretëria e Bashkuar po e tërheqë stafin e ambasadës dhe familjet e tyre nga Ukraina

Mbretëria e Bashkuar ka filluar ta tërheqë një pjesë të stafit dhe familjet e tyre nga Ukraina pasi që Rusia po përgatitet ta pushtojë vendin, njofton transmeton Portalb.mk.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar theksoi se të hënën Ambasada Britanike në Kiev është e hapur, por disa prej stafit po tërhiqen për shkak “kërcënimit në rritje” nga Rusia.

Ndryshe, në kufirin me Ukrainën, Rusia ka vendosur mijëra ushtarë dhe pajisje ushtarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button