FIFA “zhduk” ndeshjen Shqipëri-Lituani

Takimi ishte një ditë më parë në ueb-faqen, por u hoq dje. Duket disi e pakuptimtë, por është fakt se FIFA nuk e ka konsideruar ndeshjen miqësore Shqipëri-Lituani (4-1).

Një ditë para takimit si dhe gjatë zhvillimit, pra gjatë mbrëmjes së të martës, nëse hapje ueb-fqen e FIFA-s, në vendin e posaçëm ku flitet për Kombëtaren shqiptare apo edhe atë lituane, vëreje se aty lajmërohej se këto dy skuadra luanin me njëra-tjetrën më 26 mars, ora 20:00, në stadiumin “Qemal Stafa” në një ndeshje miqësore.

Ndërsa një ditë më vonë, pra dje, kjo ndeshje nuk ekzistonte fare në uebsajtin e FIFA-s. Një gjë e tillë, pikë së pari të lë të kuptosh se takimi i së martës nuk ka qenë zyrtar, pra nuk njihej nga FIFA, pavarësisht se edhe kjo duket disi e çuditshme, duke qenë se u zhvilluan në një datë të lirë të programuar nga qeveria e futbollit botëror.

Gjithsesi, ky është një problem (ndonëse jo shumë ndikues) për Kombëtaren, pasi në renditjen e muajit nuk do t’i llogariten pikët që i takojnë për fitoren e marrë 4-1 ndaj Lituanisë në miqësoren e së martës.

Lajme të ngjashme

Back to top button