Rikthehen Adriani dhe Floriani

Adrian Gaxha dhe Florian Beqiri, në muajt e fundit kanë shijuar suksesin e bashkëpunimit të tyre në këngën “Ngjyra e kuqe”. Falë saj, ata kanë performuar në vende të ndryshme të botës ku jetojnë shqiptarët.

Derisa ky sukses vazhdon edhe këto ditë, dyshja mendon ta vazhdojë edhe më tutje, me projekte të reja artistike. 

“Kemi edhe dy projekte të përbashkëta me Florianin, të cilat do të lansohen brenda 5 muajve të ardhshëm”, ka zbuluar Gaxha për mediat shqiptare.

Ai ka bërë të ditur se janë dy këngë, të cilat do të realizohen edhe me videoklipe dhe shpreson që të vazhdojnë ritmin e këngës “Ngjyra e kuqe”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button