Kryeministrja e Zelandës së Re shtyu dasmën e saj për shkak të variantit Omicron

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, pasi njoftoi kufizimet kundër variantit Omicron të COVID-19 tha se ka shtyrë dasmën e saj, raporton Anadolu Agency (AA), transmeton Portalb.mk.

Sipas lajmit të BBC, Ardern tha për gazetarët se në vend janë shënuar 9 raste të Omicron.

Ajo tha se do të marren masa për të ngadalësuar shpejtësinë e përhapjes së variantit Omicron. Ardern theksoi se ka shtyrë edhe ceremoninë e dasmës së saj që ishte planifikuar të mbahej së shpejti.

Ajo shtoi se kanë kaluar në zbatimin e detyrueshëm për mbajtjen e maskës, në kufizimin për tubimet dhe praktikën e dokumentit të vaksinimit dhe se nuk janë ndryshe mijëra qytetarë të Zelandës së Re që përballen me më shumë efekte shkatërruese për shkak të pandemisë.

Teksa në vend janë ashpërsuar masat për mbajtjen e maskave thuhet se krahas bareve dhe restoranteve do të lejohen jo më shumë se 100 persona në aktivitete si ato të dasmave.

Pritej që kryeministrja Ardern të martohej së shpejti me Clarke Gayford me të cilin janë bashkë një kohë të gjatë dhe i cili është babai i 3 fëmijëve.

Deri më tani në Zelandën e Re janë regjistruar 15.550 raste me COVID-19 ndërsa 52 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e virusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button