Kërçovë, mbishkrime, “Vdekje për shqiptarët”

Në zonën industriale Ivanidoll në Kërçovë, në muret e një objekti afarist është vërejtur një mbishkrim me përmbajtje ofenduese “Vdekje per shqiptarët”.

Objekti është në pronësi të E.A. (me kombësi shqiptare), ndërsa mbishkrimi është bërë një ditë pas vizitës së Kryeministrit, Nikolla Gruevski, në Kërçovë i cili tha që pavarsishtë rezultateve të zgjedhjeve, Kërçova është dhe do të mbetet maqedonase.

Fjalimet e papërgjegjëshme të përfaqsuesve politik në vend, vetëm për përfitime gjatë fushatës parazgjedhore ka shtuar dukshëm mllefin ndaj dy etniteteve në vend dhe kjo më shumë vërehet në rrjetet sociale ku komentet ofenduese në adresë të “palës tjetër” nuk kursehen nga përdoruesit e këtyre rrjeteve.

Pasditën e djeshme në Kërçovë u regjistrua edhe një vjedhje me armë zjarri në shitoren e arit të pronarit T.M.

Vjedhja u krye rrethë orës 19:00 dhe jozyrtarisht, dyshohet të ketë prapavijë politike për shkak se pronari i shitores i takon komunitetit turk, shumica e pjestarve të të cilit komunitet, ditën e zgjedhjeve votoi kandidatin shqiptar për Komunën e Kërçovës, Fatmir Deharin. Policia akoma po shqyrton çështjen dhe nuk ka dhënë asnjë deklaratë zyrtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button