KSHZ refuzon kërkesat e LSDM, atmosfera tensionuese në debatin e tyre për Pustecin

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i refuzoi 43 ankesat e paraqitura nga LSDM-ja lidhur me parregullsitë dhe shkeljet drastike të parimeve ligjore gjatë votimit në komunën e Resnjës, me votues te importuar nga Pusteci. Debati ka kaluar në një atmosferë tejet të tensionuar, raportojnë mediet vendore.

Përfaqësuesi i LSDM-së Mirosllav Vuiq, gjatë prezantimit të parashtresave sqaroi se në 43 vendvotime të komunës së Resnjës kanë votuar grupe të ndryshme të votuesve me pasaportë biometrik të Maqedonisë por me adresë në shtetet e huaja, respektivisht të qytetit të Pustecit në Shqipëri.

Kjo, sipas tij, duhet të shqyrtohet seriozisht nga KSHZ, pasi që paraqet problem serioz, sepse askush nga jashtë nuk guxon të vendos për fatin e qytetarëve të një komune me votën e tyre, kur të njëjtit nuk kanë adresë të vendbanimit në Maqedoni. 

“Këto janë zgjedhje lokale dhe prioritet është që votuesi të ketë adresë të vendbanimit në atë komunë ku voton. Këto nuk janë zgjedhje parlamentare. Këtu vërehet shumë mirë se bëhet fjalë për grupe të organizuara mirë që janë sjellë nga jashtë”, deklaroi Mirosllav Vuiq, avokat i opozitës.

Meqë edhe sipas ligjit të KSHZ-së një ndër kushtet themelore të votuesve është që në dokumentin e tij biometrik të ketë adresë të vendbanimit të Maqedonisë, anëtari i Komisionit, Bedredin Ibrahimi pjesërisht pranoi argumentet e këtyre ankesave, mirëpo pas një debati të gjatë nga anëtarët e KQZ-së, me shumicë të votash ‘kundër’ nuk u pranuan këto parashtresa.

“Janë të qarta argumentet e juaja lidhur me këto parregullsi. Meqë edhe ligji i KQZ-së kushtëzon që votuesit në dokumentet biometrike duhet të kenë adresë të komunës së Maqedonisë, mirëpo këto parashtresa do të hedhen poshtë pasi që janë të pabazë . Ju nuk i keni identifikuar se për cilët persona bëhet fjalë në mënyrë që t’i kontrollojmë dhe konfirmojmë parregullsitë në listat zgjedhore”, theksoi anëtar i i KSHZ-së, Bedredin Ibrahimi.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme ishin shqyrtuar gjysmat e ankesave të LSDM-së. Gati se gjitha ishin refuzuar si të pabaza.

Lajme të ngjashme

Back to top button