fbpx

Në 14 janar 2022 në Gjermani nuk është shpallur fundi i pandemisë

Nuk është e vërtetë që në Gjermani pandemia me koronavirusin ka përfunduar. Përkundrazi, vendi po përballet me një numër rekord të infeksioneve të reja, gjë që përbën një kërcënim për sistemin e tij shëndetësor. Këtë e dëshmon situata epidemiologjike në vend, numri rekord i të sapoinfektuarve me Omikron në Gjermani në periudhën para dhe pas 14 janarit të vitit 2022, rekomandimet për vaksinim me një dozë të tretë për të rinjtë, si dhe vendosja e masave më kufizuese për vizitorët e huaj që nuk janë të vaksinuar ose që nuk e kanë kaluar sëmundjen, shkruan Vërtetëmatësi.

Рo recenzojmë një postim të publikuar në Facebook në të cilin pretendohet se në 14 janar të vitit 2022 në Gjermani është shpallur fund i pandemisë me koronavirusin. Ky pretendim bombastik nuk është shoqëruar me kurrfarë informacioni shtesë e as shkaqe tek të cilat mbështetet ky përfundim i pasaktë.

Është jashtëzakonisht e pabesueshme që një pretendim i tillë është shpërndarë në një kohë kur mediat për çdo ditë raportojnë për gjendjen në Gjermani dhe në vendet e Evropës perëndimore lidhur me koronavirusin dhe krizën shëndetësore.

Më 14 janar të vitit 2022, kur në postim u shpall i ashtuquajturi fundi i pandemisë, mediat botërore raportojnë për një situatë krejtësisht ndryshe në Gjermani!

Në faqen e internetit të Forumit Ekonomik Botëror, më 14 janar të vitit 2022, u njoftua se Komiteti Gjerman i vaksinimit ka rekomanduar që të gjithë fëmijët e moshës nga 12 deri në 17 vjeç të pranojnë një dozë përforcuese të vaksinës. Ky vendim për dozën përforcuese e bën Gjermaninë një nga vendet e para në botë që rekomandon një gjë të tillë, pas Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Hungarisë. Kjo vjen pasi Gjermania raportoi një numër të ri rekord të rasteve prej gjithsej 81.417 rastesh. Kjo shifër tregon se në Gjermani pandemia është larg përfundimit. Omikron është bërë gjithashtu varianti dominues në vend, Instituti Robert Koch informoi se në Gjermani Omikron përbën 73.3 përqind të të gjitha rasteve të regjistruara.

Situata aktuale me një rritje të madhe të numrit të rasteve për shkak të variantit Omikron dhe frika nga pasojat të tij ndaj sistemit shëndetësor gjerman, e bëjnë të nevojshme zgjerimin e fushatës së vaksinimit, thanë nga komiteti i vaksinimit STIKO.

Doza e tretë duhet të jetë vaksinë mARN e Pfizer dhe duhet të jepet jo më herët se 3 muaj pasi fëmija të ketë pranuar dozën e dytë, shtojnë nga STIKO.

Se nuk ka pasur rënie sa i përket numrit të rasteve të reja me Kovid-19 në Gjermani edhe ditëve të mëparshme, tregon ky artikull i “Guardian” i publikuar më 12 janar të vitit 2022. Në të thuhet  se Instituti Robert Koch raportoi për një numër rekord të rasteve me Omikron në Gjermani me gjithsej 80.430 raste, një rekord i ri për një ditë pas rekordit të mëparshëm prej 65.000 rastesh kah mesi i tetorit. Sipas një raporti të Institutit Robert Koch, në vetëm 24 orë nga koronavirusi vdiqën 348 njerëz.

Më 16 janar të vitit 2022, dy ditë pas shpalljes së supozuar dhe inekzistente të përfundimit të pandemisë në Gjermani, ky vend i shpalli të gjithë vendet me të cilët kufizohet si vende me rrezik të lartë për udhëtim.

Kjo do të thotë se kushdo që kalon kufirin me Gjermaninë, që nuk është vaksinuar ose që kohëve të fundit nuk e ka kaluar sëmundjen, duhet të karantinohet për 10 ditë. Periudha e izolimit mund të shkurtohet nëse personi në fjalë rezulton negativ në testin PCR.

Për shkak të të gjitha fakteve të lartpërmendura, përfshirë këtu situatën epidemiologjike në Gjermani, numrin e të infektuarve, rekomandimet për vaksinim me dozën e tretë për të rinjtë, politikat e mbrojtjes nga vizitorët e huaj që nuk janë të vaksinuar apo të shëruar, si dhe të dhënat për numrin e të sapoinfektuarve me Omikron në Gjermani në periudhën nga 14 janari i vitit 2022 dhe në ditët para dhe pas, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që në Gjermani më 14 janar u shpall fundi i pandemisë me koronavirusin. Përkundrazi, vendi po përballet me një numër rekord të infeksioneve të reja, gjë që paraqet një kërcënim për sistemin e tij shëndetësor.

Disklejmer, baner, Fact Check COVID19, verifikimi i fakteve, vertetematës, koronavirus, coronavirus, COVID, vertetematesi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button