Kosova ka vendosur masa të reja për hyrjen e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut

Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se, për shkak të përkeqësimit të situatës me pandeminë KOVID-19 në Republikën e Kosovës, autoritetet e tyre dje kanë miratuar vendim të ri, i cili ka hyrë menjëherë në fuqi sot. Ky vendim forcon regjimin për hyrje të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Me vendimin e ri, për të hyrë në Republikën e Kosovës, duhet të dorëzohet një certifikatë për dozën e tretë të vaksinës kundër Covid 19, ose një certifikatë për dy doza të vaksinës së bashku me një test negativ PCR jo më të vjetër se 48 orë. Me masën e re, kufizimet nuk vlejnë për hyrjen e të miturve deri në 12 vjet, si dhe disa përjashtime që kanë të bëjnë me transitin përmes vendit, ulje-ngritje në aeroportin e Prishtinës dhe raste të tjera në të cilat personat nuk qëndrojnë më gjatë se 3 orë në vend”, njofton MPJ.

Në komunikatë më tej thuhet se, personat të cilët nuk janë vaksinuar për arsye shëndetësore, gjatë hyrjes në Kosovë kërkohet që të kenë vërtetim nga mjeku specialist së bashku me testin PCR negativ, jo më i vjetër se 48 orë.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button