SHBA dërgoi 90 tonë armë dhe municione në Ukrainë

SHBA-ja ka dërguar 90 tonë armë dhe municione në Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA). Në një deklaratë nga Ambasada e SHBA-së në Ukrainë thuhet se avioni që ka transportuar armët ka mbërritur në aeroportin “Boryspil” të Kievit.

“Kjo ndihmë që kemi dërguar për mbrojtësit e vijës së parë të Ukrainës, tregon angazhimin e fuqishëm të SHBA-së për të drejtën sovrane të Ukrainës për vetëmbrojtje”, thuhet në deklaratë.

SHBA-ja ka siguruar më shumë se 650 milionë dollarë ndihmë për sigurinë e Ukrainës në vitin 2021 dhe se ndihmat në këtë fushë që nga viti 2014 kanë tejkaluar vlerën prej 2.7 miliardë dollarë, theksohet më tej.

“SHBA-ja do të vazhdojë të sigurojë ndihma të tilla për të mbështetur Forcat e Armatosura të Ukrainës, do të mbështesë mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të saj kundër agresionit të Rusisë”, thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button