SPB Ohër po heton rastin me covid – testin e kryetarit të Ohrit

SPB Ohër, në koordinim me Qendrën për Shëndet Publik, po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e rastit me kryetarin e Ohrit, Kiril Pecakov, i cili ka dalë pozitiv me covid – 19 në testimin e marrë pas përfundimit të ceremonisë së Ujit të Bekuar, ku ka marrë pjesë personalisht, kumtuan për MIA – n nga Ministria e Punëve të Brendshme, duke shtuar se pas zbardhjes së rastit do të ngritët kallëzim adekuat, transmeton Portalb.mk.

Më herët Telma publikoi se, Pecakov, do të marrë kallëzim penal pasi ditën e festës së Ujit të Bekuar ka bërë test për korona virus dhe në vend që të pres rezultatet  në vetizolim të detyrueshëm, ai ka marrë pjesë në shënimin e festës fetare, ndërsa më pas ka marrë rezultatin se është pozitiv.

Nga Inspektorati Shëndetësor potencuan se, pa dallim se për çfarë arsye bëhet testi dhe pavarësisht se a bëhet fjalë për rast simptomatik apo asimptomatik, rezultati pritet në vetizolim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button