Çair, ja çfarë premtoi Izet Mexhiti

Infrastrukturë urbane, moderne, qendër e dijes dhe shkollimit shqip, shërbim shëndetësor i denjë.

Qendër e kulturës, traditës dhe turizmit. Komunë e qytetarëve dhe në shërbim të tyre! Këto ishin sferat të cilat i premtoi si prioritete Izet Mexhiti, gjatë fushatës parazgjedhore derisa kërkonte votën për mandatin e tretë të cilën e fitoi për të tretën herë.

Për të mos i shndërruar në harresë, Portalb rikujton lexuesit se çfarë duhet të presin gjatë këtyre katër viteve nga Izet Mexhiti në Komunën Çair.

Këto janë projektet më me prioritet të cilat i parasheh Mexhiti fillimisht ti realizojë: ‘ Gazifikimi i Komunës së Çairit, Realizimi i fazës së dytë dhe të tretë të Sheshit “Skënderbeu”, gjithë infrastrukturën e lagjes Seravë ta fus nëntokë, të ndërtojë Kampusin Universitar USHT, dhe të zgjerojë rrugën Cvetan Dimov’ citohet mes tjerash në program. 

Përveç përfundimit të shkollave të nisura që në 2009-tën, risi në sferën arsimore do të jenë tabelat Smart.

‘Përfundimi i Sh.F. ” Kongresi i Manastirit “,- Zgjerimi i objektit të Sh.F.” Ismail Qemali “,- Rekonstruim i tërësishëm i çerdhes ” Fjolla “(përballë Sh.F.” Ismail Qemali “)- Rekonstruim i tërësishëm i Sh.F. ” Hasan Prishtina “. Rikonstruim i tërësishëm i çerdhes  ” Vesëza “. Ndërtimi i çerdhes për fëmijë “ Bambi “ tek Partizani, zgjidhje e përhershme për Universitetin Shtetërorë të Tetovës  tek kazerma “Ilinden”, ndërtimi ose adaptimi i ndonjë hapësire për bibliotekë në Komunën e Çairit,- Strategji për tërheqjen e investitorëve privat në sferën e arsimit fillor, të mesëm  dhe universitar. Bursa për nxënësit dhe studentët më të mirë. Aplikimi i SMART TABLES nëpër shkolla’ premton Mexhiti në programim zgjedhor.

Në sferën e kulturës do të vazhdohet me përkrahje të gjitha projekteve që janë realizuar edhe në të kaluarën por edhe varësisht prej artistëve do të mbështesin edhe të tjera projekte./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button