fbpx

Buhova: Kryetari i Ohrit është dashur të izolohej, me ose pa simptoma testi pozitiv do të thotë se infekton

Për kryetarin e Ohrit duhej të vlenin rregullat e njëjta si edhe për të gjithë qytetarët kur është testuar, pa interpretime dhe supozime arbitrare. Ai është dashur të izolohej derisa ka pritur testin, në vend se të shëtitet dhe të ketë kontakte me njerëz. Kështu reaguan kompetentët nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, të cilët shtojnë se testi pozitiv do të thotë se personi që e ka virusin, pa dallim a ka apo nuk ka simptoma dhe në të dy rastet është i infektuar. Izolimi vlen që të parandalohet përhapja e infeksionit në periudhën kur personi është me rezultat pozitiv, transmeton Portalb.mk.

“Ende është në fuqi dispozita e Qeverisë e miratuar më 22 prill 2020, me fuqi ligjore për vetizolim të domosdoshëm gjatë testimit për prezencë të koronavirusit. Sipas kësaj dispozite të gjithë personat vendorë dhe të huaj me apo pa simptoma të cilëve u është bërë test për korona virus, vendosen në vet izolim të detyruar edhe atë nga momenti i marrjes së materialit për testim deri në marrjen e rezultatit negativ. Personi derisa është në vet izolim nuk guxon të dalë në atë periudhë. Testi pozitiv do të thotë se personi e ka virusin pavarësisht nëse ka apo nuk ka simptome. Në të dyja rastet është infektues për rrethin. Izolimi shërben pikërisht që të parandalohet përhapja e infektimit në periudhën kur personi është infektues, deklaroi për A1on, Irina Buhova drejtoreshë e Inspektoratit Shëndetësor.

Kkryetari i Komunës së Ohrit, Kiril Pecakov, të mërkurën  testi parë i të cilit të mërkurën ka qenë pozitiv. Pecakov të mërkurën, ka bërë test PCR dhe se pas testit të bërë nuk ka qëndruar në shtëpi por, ka marrë pjesë në hedhjen e kryqit sepse nuk ka pasur asnjë simptomë, ndërsa është testuar për shkak të udhëtimit.

Pecakov para ceremonisë, së bashku me liderin e VMRO – DPMNE-së kanë marrë pjesë në një aktivitet në kishën “Sveta Bogorodiva – Kamensko”, në të cilin të dytë nuk kanë mbajtur maska.

LEXO: Kryetari i Ohrit Pecakov pozitiv në korona virus ka marrë pjesë në ceremoninë për Ujin e Bekuar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button