fbpx

Blerta Osmani nga Kumanova flet për karrierën e saj si stiliste (VIDEO)

Një vajzë me një stil elegant, minimalist, klasik dhe eklektik, që habit gjithnjë rrjetet sociale kur publikon veprat e saj. Bëhet fjalë për Blerta Osmanin. Blerta është nga Kumanova. Ajo bën një gërshetim mes modës dhe menaxhmentit. Ajo ka të kryer fakultetin për modë dhe dizajn dhe fakultetin ekonomik, dega për financa. Ndërsa tani është në përfundim të masterit për menaxhment. Blerta përveç biznesit te modës që ka, ajo menaxhon edhe një restorant, i cili është biznes familjar. Për Portalb.mk, sot flet më shumë për karrierën e saj si stiliste.

“Rrugëtimi im në fushën e dizajnit nuk ka filluar rastësisht, pasi në familjen time të gjithë kemi prirje për art, por merremi me profesione të ndryshme. Hapërimi im në këtë profesion  është që në moshë të vogël, kur mbushja fletoret  me fustane nga imagjinata ime  fëmijërore. Por, me kalimin e viteve kjo imagjinatë sa vinte e zgjerohej me ide më të ndryshme. Pas përfundimit të shkollës së mesme, vazhdova drejtimin ekonomik, e më pas dizajnin, duke u munduar ta kultivoj më tepër pasionin tim, artin e veshjes.” tha Blerta.

Moda, sipas Blertës, është të veshësh atë që të përshtatet. Ajo theksoi që moda është art që shpreh talentin e brendshëm të një personi me perkufizime të ndryshme, e cila duhet të integrohet me llojin e trupit tonë, duke përfshirë madhesinë e trupit, peshën, gjatësinë, formën, ngjyrën dhe qëndrimin e tij.

This slideshow requires JavaScript.

Tendencat e modës tani ndryshojnë me shpejtësi marramendëse dhe çdo vit kemi versione të ndryshme të trendeve, kombinime, kontraste ngjyrash. Por, sa i përket trendeve që  do të spikatin vitin 2022, Blerta tha:

“Kryefjalë e këtij viti do të jenë kostumet, fundi, xhaketa, ndërsa do të ketë fustane, pantollona e funde me kuadrate. Për momentin, në këtë sezonë dominon trikotazhi i thurrur, të thurrura me grep, funde me plisa, rikthimi i çizmeve kauboj, ndërsa prerjet e ndryshme strategjike përgjatë belit nëpër fustane apo këmisha po tërheqin vemendje të madhe, duke zbuluar një pjesë të trupit.” u shpreh Blerta. 

Sipas Blertës, ne nuk duhet të kemi frikë nga hapësirat boshe në dollapin tonë. Mund të duket e çuditshme në fillim, por, kur mund të vishemi në mëngjes pa stres dhe vështirësi, do të fillojmë të shijojmë përfitimet e të pasurit më pak rroba në dollap.

“Dikush ka nevojë për ato rroba më shumë se ne. Sikur janë pantallonat që për momentin  nuk na mbërthejnë, rroba që kerkojnë ndërhyrje te rrobaqepësi, këpucë që nuk përshtaten ose janë të pakëndshme, veshje të ndryshme që qëndrojnë kohë të gjatë në dollapin tonë vetëm e vetëm se kemi shpenzuar shumë të madhe parash.” tha Blerta Osmani.

Mesazhi që Blerta përcolli për të gjithë artistët e rinj është që të jenë të guximshëm, të shprehin idetë e tyre artistike, pa limite dhe pa paragjykime.

Modën e hasim kudo dhe si e tillë përcaktohet në zgjedhjen e veshjeve ,në sjelljen tonë, botëkuptimet tona. Blerta frymëzimin si stiliste e gjen kudo rreth nesh. Si burim  frymëzimi ajo i sheh ekspozitat e muzeut, shfaqjet e artit, ngjarjet botërore, arkitektura e periudhave te ndryshme kohore, shfaqjet teatrore, muzika, udhëtimet, filmat, teksturat e ndryshme te materialeve, kultura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button