Moraçanin: Mbështesim një njësi zgjedhore pa prag, por jemi të hapur për debat

Kërkesa jonë është vendosja e një njësie zgjedhore të jetë pa prag, por kuptohet Kuvendi është vend për debat, ku duhet të bisedojmë edhe për ato argumente. Ne momentalisht nuk e dimë se cilat janë argumentet e partive të tjera, a janë për apo kundër dhe vlerësoj se me të vërtetë është koha të hapet debat për atë, tha deputetja dhe kryetarja e partisë DOM, Maja Moraçanin në emisionin 360 shkallë, transmeton Portalb.mk.

Moraçanin tha se çdo vend veçanërisht vendos se a do të udhëhiqet sipas pragut të natyrshëm i cili krijohet vet në kushte të një njësie zgjedhore, apo paraprakisht do të përcaktohet sa do të jetë ai, por përsëri tha se edhe pse qëndrimi i DOM-it është të shkohet në një njësi zgjedhore pa prag, ata janë të gatshëm të debatojnë.

“Për shembull, në Holandë nuk ka prag zgjedhor, përkatësisht ka prag natyror për të cilin flasim. Kemi modele të ndryshme, ajo nuk është e harmonizuar edhe në BE, çdo shtet ka model të ndryshëm zgjedhor. Por, mund të përmenden ato përvoja, por edhe në vende, si për shembull Serbia, ku pragu është i lartë, veç më ka debat, sepse edhe atu kanë vërejtur se ai pamundëson që të zgjedhurit e qytetarëve të hyjnë në Kuvend. Ato debate hapen edhe në shtete të tjera, nuk është rast vetëm Maqedonia”, tha Moraçanin.

Sipas kryetarit të Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, tre muaj është afat ideal për hapjen e debatit dhe miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, me të cilin model aktual zgjedhor me gjashtë njësi zgjedhor do të zëvendësohet me sistem me të cilin i gjithë shteti do të jetë një njësi zgjedhore.

“Kuptohet se kështu siç është e definuar gjithë procedura, si parti ne mbetemi në qëndrimin tonë decid. Dua të theksoj se ne propozojmë të hapet debat në seancë plenare, do të propozojë të ketë debat publik në të cilin do të kyçen të gjitha partitë. Do të marrin pjesë edhe nga OSBE/ODIHR, ekspert juridik dhe do të bëhet analizë më e gjerë. Do t’i paraqesim të gjithë argumentet tona, sepse ajo është nevojë e qytetarëve për demokratizim të shtetit. Nëse partitë më të mëdha nuk janë të gatshme të krijojnë shanë për garë politike, atëherë si mundemi të presim të demokratizohet shteti”, tha Trajanovski.

Pragu natyror është numri minimal i votave që duhet t’i marrë një parti që të hyjë me deputetë në Kuvend. Në rast të një njësie zgjedhor dhe daljes si në zgjedhjet e fundit parlamentare të vitit 2020 prej rreth 944 000 votues, pragu natyror do të ishte rreth 7 800. Nëse, pragu do të ishte 3%, që një parti e caktuar apo koalicion të kualifikohet për shpërndarjen e mandateve, do të duhej të marrë më së paku 3% prej  944 000 votave, apo rreth 28 300.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button