Arifi: Do ta bëj tregun më të pastër

Kandidatja për kryetare të Tetovës, Teuta Arifi vazhdon me fushatën e saj. Ajo sot vizitoi tregun e grave në Tetovë.

“Duke parë begatinë e ofertës në tregun tonë ajo për të cilën duhet të angazhohem është sigurimi i infrastrukturës së përshtatshme dhe organizimi më i mirë këtij tregu. Po ashtu do të angazhohem për plotësim të  kushteve higjienike të dhe arritje të standardit estetik po dhe shëndetësor. Me qëllim të mbështetjes së punëtorëve vendas do të përkrah iniciativat e tregtarëve për tu organizuar në shoqata me qëllim të mbrojtjes dhe artikulimit të iteresave të tyre” theksoi Arifi. (INA)

Lajme të ngjashme

Back to top button