Përplasje midis VMRO-së dhe LSDM-së për zgjedhjet e parakohshme dhe krizën energjetike

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski sonte tha se partia e tij nga e hëna përmes Kuvendit do të dorëzojë ligjin për shfuqizimin e qeverisë teknike, ndërsa për zgjedhje të parakohshme ofron marrëveshje për një zonë zgjedhore, ai vazhdon të kërkojë zgjedhje të parakohshme. Ndërsa nga LSDM-ja thonë se Mickoski kërkon zgjedhje për të mbuluar paaftësinë e kryetarëve të tij të komunave, ku theksojnë se zgjedhje do të ketë në vitin 2024. Akuza dhe kundër akuza pati edhe për krizën energjetike, transmeton Portalb.mk.

Mickoski sonte deklaroi se deri më tani nuk ka biseduar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe se pret ftesë nga ai për takim, ku pret të diskutohet edhe për zgjedhje të parakohshme.

“Rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale, në raundin e parë dhe të dytë, matja e opinionit publik më parë, ka pasur lajme në të cilat publiku thotë atë që pret, më shumë se dy të tretat e qytetarëve kanë nevojë për qeveri të re sepse kjo qeveri po e çon Maqedoninë e Veriut në drejtim të gabuar”,tha Mickoski në Tv Sitel.

Ndër të tjera ai shtoi se nëse Kovaçevski dëshiron të sundojë 12 vjet, fillimisht duhet të fitojë zgjedhjet.

Nga ana tjetër, LSDM-ja për këto deklarata të Mickoskit thanë se ai kërkon çdo ditë zgjedhje për të mbuluar paaftësinë e kryetarëve të tij të komunave, ku theksojnë se zgjedhje do të ketë në vitin 2024.

Hristijan Mickoski prej ditësh po ngacmon opinionin me kërkesë për zgjedhje të parakohshme, për të plotësuar dëshirat e tij personale. Mickoski me kërkesat e përditshme për zgjedhje, me sondazhe të porositura, dëshiron ta largojë vëmendjen nga paaftësia e kryetarëve të komunave nga VMRO-DPMNE-ja në krye me Danela Arsovskën”, thanë nga LSDM.

Ndër të tjera shtojnë se Qeveria e re është formuar me legjitimitet të plotë pesë ditë më parë dhe mandati i saj është deri në vitin 2024.

Përplasje edhe për krizën energjetike

Mickoski komentoi edhe gjendjen me arkën e shtetit ku tha se gjendja është jashtëzakonisht e rëndë pasi që nga dje, arka e shtetit është 110 milionë euro minus.

Mickoski shpjegoi se e gjithë kjo po na ndodh për shkak se po nënshkruhet Marrëveshja kornizë për furnizim me mazut prej rreth 40 milionë eurove sepse nuk janë në gjendje të sigurojnë një resurs siç është gazi që do të prodhonte ngrohje. Ai tha se qytetarët e Shkupit do të mbyten me mazut dhe pastaj do të dalin dhe do të thonë fajin e ka Danella apo VMRO-ja.

Nga LSDM-ja thanë se Hristijan Mickoski është më së paku i thirrur për të folur për energjinë dhe krizën energjetike.

“Dyfishimi i çmimit të energjisë elektrike, heqja e tarifës së lirë ditore, ndërprerjet e shpeshta disaditore të rrjetit energjetik janë rezultat i menaxhimit të tij afatgjatë me ESM-në dhe këshillimin e Nikolla Gruevskit. Në vend të ideve dhe propozimeve, gjithçka që bën Mickoski janë kritika dhe akuza të pabaza”, thanë nga LSDM.

Ndryshe, sot u zhvillua seanca e pestë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në krye me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ku u vendos që Elektranat e Maqedonisë së Veriut të marrin udhëheqjen edhe të ngrohtores Shkup-Veri. Në suazë të krizës energjetike, Qeveria ka autorizuar EMV të udhëheqë me ngrohtoren “Shkup-Veri”, duke i dhënë kompetenca në udhëheqjen e Sh.A. “Shklup – Veri” deri në zgjidhjen e krizës.Kompetencat e EMV janë në bazë të Marrëveshjes që ka për qëllim sigurimin e ngrohtores për gjithë qytetarët e Qytetit të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button