Bastisje në Poroj të Tetovës, u gjetën armë zjarri

Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njoftoi se pjestarë të Policisë të SPB Tetovë sot pasdite (21 janar) nga ora 16:15 deri në ora 18:50, me urdhër të gjykatës kanë kryer bastisje në shtëpitë e personit N.A. (24) dhe i afërmi i tij R.L. (27) në Poroj të Tetovës, transmeton Portalb.mk.

SPB Tetovë njofton se në shtëpinë e R.L. janë gjetur tre armë zjarri: 2 pushkë gjuetie, njëra prej të cilave prodhim amerikan dhe një “Heckler”, mbi 170 fishekë të kalibrit të ndryshëm, një jelek, një këllëf, një rrip dhe 13 pako me material pluhur të bardhë.

“Personi R.L. është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin Policor Tetovë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, në konsultim dhe koordinim me Prokurorin Publik, R.J. gjatë ditës së nesërme me parashtresë përkatëse do të paraqitet para gjyqtarit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore në Tetovë. Ndryshe, gjatë bastisjes, familjari i personit R.L. ka sulmuar fizikisht një polic të SPB-së Tetovë”, njoftoi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button